ads

Tuesday, December 31, 2013

Zbulohet planeti gjigant (video)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART










Zbulohet planeti gjigant (video)
Astronomët kanë mbetur pa fjalë nga zbulimi i planetit gjigant që orbiton yllin e tij në një largësi 650 herë më të madhe se distanca mes Tokës dhe Diellit. 
Planetin e kane quajtur HD 106 906 B dhe konsiderohet teper interesant per faktin e thjeshte qe nuk i pershtatet asnjeres pre teorive te formimit planetor. Ne fakt, disa mendojne se mund te jete nje yll qe nuk arriti te kryente funksionet e tij.
Sistemi eshte magjepses per shkak se nuk perkon me asnje model apo planet tjeter qe kemi pare deri me sot, thote Vanessa Bailey e universitetit te Arizones, e cila udhehoqi studimet e publikuar ne revisten Astrofizika tokesore dhe planetare. Dy jane menyrat kryesore sesi konceptohet sot krijmi i planeteve: e para, i referohet trupave te vegjel te ngjashem me asteroidet qe rriten me kalimin e kohes nga materialet rrethuese te nje ylli ne formim, siç besohet se eshte formuar Toka.
E dyta parashikon skenarin kur planete te medha si Jupiteri krijohen direkt nga materiale rrjedhoje e shkaterrimit te trupave te tjere qiellore, por ky nuk mund te jete rasti i HD 106906 k, sepse eshte teper i madh e do te duhej nje sasi e jashtezakonshme materili kozmik. Hipoteza me e qendrueshme deri tani eshte ajo e sistemi dy-yjor, ku krijohen dy yje qe me pas nisin orbitimin rreth njeri-tjetrit. 

I pastrehu zhvilloi aplikacion për telefonat e mençur (Video)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART










I pastrehu zhvilloi aplikacion për telefonat e mençur (Video)
Leo Grand ishte një i pastrehë, i cili ka bredhur rrugëve duke mos pasur asnjë ide se çfarë do të bënte me jetën e tij, mirëpo gjërat kanë ndryshuar shumë shpejt dhe ai tash ka lansuar aplikacionin e tij për ‘telefonat e mençur’.
Edhe pse tregimi ngjan me një skenar filmash, e vërteta është se Leo ka rezultuar të jetë një gjeni kompjuterësh.
Ai ka qëndruar rrugëve nga viti 2011, pasi e kishte humbur punën në një shtëpi sigurimesh në Manhattan.
Ndërsa aplikacionin për telefona e ka zhvilluar falë njerëzve që ia kanë lejuar që ta mbushte baterinë e laptopit të tij nëpër objektet e tyre dhe pastaj ka dalë në rrugë dhe ka vazhduar me punën.
Grand e ka filluar programimin duke mësuar nga librat, si dhe me ndihmën e programuesve, të cilët kanë vendosur që t’ia japin rastin.
Njeriu që vendosi t’i ndihmonte quhet Patrick McConlogue. Ai i kishte ofruar 100 dollarë në para, ose t’i jepte libra, laptopin dhe mësime të programimit. Leo nuk i zgjodhi paratë.
“Kam mundur të mbijetoj me 100 dollarë për disa ditë, por mu bë oferta që të kem edhe laptop dhe të më mësonte si të bëja diçka, prandaj e pranova. Kuptova se kjo mund të rritej në diçka më shumë”, ka treguar Grand.
Leo kishte talent për programim edhe para se të fillonte punën me një programues profesionist. Vetëm katër muaj pasi punoi me Patrick McConlogue, ai e bëri aplikacionin e tij që u shit nga Apple.
Aplikacioni quhet “Trees for Car” dhe është në dispozicion edhe për iOS-u edhe në Android, ndërsa shitet për 0.99 dollarë. Leo përfiton nga kjo shitje dhe njëkohësisht vazhdon të mësojë dhe të zhvillojë projekte të reja, njofton Busines

Unaza telefon, orë, Ipod e Facebook (Foto + Video)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART









Unaza telefon, orë, Ipod e Facebook (Foto + Video)

Harroni orët e mençura – kjo Unazë mund të tregoj kohën, të punoj si telekomandë dhe madje të bëjë thirrje telefonike.
E quajtur si “Unaza e Mençur” ajo është e lidhur me një telefon të mençur përmes Bluetooth.
Ekrani në unazë do të ju tregoj ju kohën, emailat, mesazhet në Facebook, Twitter, dhe njoftimet e tjera.
Poashtu mund ta përdorësh për të bërë thirrje telefonike si dhe të kontrollosh muzikën të cilën e ke lëshuar në telefon.
Ajo poashtu ka edhe sistemin e saj të alarmit.
Nëse unaza largohet 30 metra nga telefoni do të fillojnë menjëherë alarmet. Që të bëhet e juaja ju duhet të paguani jo më pak se 250 euro.
unaza tel 2

unaza tel 3

Michael Schumacher teston veturën anti-aksident Mercedes C-Klasë 2015 (video)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART














Michael Schumacher teston veturën anti-aksident Mercedes C-Klasë 2015 (video)


Michael Schumacher është njeri prej pilotëve më me eksperiencë dhe më të suksesshëm në Formula 1. Me siguri se po të ishit në një veturë të cilën ai e vozit do të ndiheshit shumë të sigurt dhe do të mendonit që ai ka aftësinë të dalë nga cilado situate e rrezikshme pa u aksidentuar.
Mirëpo nëse i jepni për detyrë që qëllimisht ta aksidentojë një veturë, ai dështon.
Loja nuk ishte edhe aq fer. Kjo pasi që vetura të cilën ia kanë ofruar për ta aksidentuar është një Mercedes C-Klase 2015. E për dijeninë tanë ky model është plotë me sensorë të sigurisë. E këta sensorë përfshijnë ndër to:
Asistentin për këndin e vdekur
Asistentin për qëndrim në korsi
Asistentin e frenave
Sistemin për parandalim të aksidenteve
Asistentin për drejtim
Pilotin e ashtuquajtur “Stop & Go”
Siç mund të shihni në videon promocionale, vetura merre kontrollin dhe e parandalon shoferin, e në këtë rast Michael Schumacherin që të godas një veturë apo person tjetër, e madje parandalon edhe goditjen e një veture që udhëton paralel me të në korsin tjetër.
C-Klasë duket sikur një veturë shumë e sigurt për ta vozitur, dhe është shumë shumë e vështire për ta aksidentuar pasi që nuk do t’iu lejoje fizikisht ta bëni një gjë të tillë.

Super bombat e vitit 2013

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART














Mund ta themi lirisht se ky ishte njëri prej viteve më të nxehta deri tash. Nuk po flasim vetëm për temperaturat, por edhe për femrat seksi që i vizituan plazhet e ndryshme nëpër botë. Pa dyshim, protagoniste ishin Kim Kardashian dhe Carmen Electra, që e prijnë listën e trupave më tërheqës të plazhit në vitin 2013. Shikim dhe shijim të këndshëm! 

Tifozi i Liverpoolit ‘godet’ Jose Mourinhon

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART












Mediat e njohura angleze i kanë bërë publike një letër të dërguar Jose Mourinhos nga një tifoz i Liverpoolit. Tifozi anglez i quajtur Jim Boardman ka bërë një bashkëbisedim përmes letrës së dërguar me Jose Mourinhon të cilit i ka treguar disa fakte për të dhe ka kërkuar përgjigje nga ai. “I nderuar Jose Mourinho. Unë dua të të them faleminderit për të qeshurat dje. Në fund të ndeshjes së djeshme mes Chelseat dhe Liverpool, sigurisht se si çdo tifoz i Liverpoolit, unë isha i zhgënjyer. Futbolli është ky, duhet të humbasësh, barazosh apo të humbësh. Në futboll janë të mundshme edhe gabimet e gjyqtarëve, çka pat në këtë ndeshje sepse teknologjia ende nuk ka sjellur opsionin për të ndalur penaltitë. Pas ndeshjes nuk ndryshohet rezultati, dhe menaxherët duhet të përballen me shtypin. Ti je menaxheri që ke fituar këtë ndeshje, por pse bëhesh sikur nuk ke parë gjë në këtë ndeshje. Ti si duket nuk e ke parë goditjen e Eto’s ndaj Henderson, sepse nuk ke komentuar asgjë. Ti je i vetmi që ndërhyrjen e Terryt në penallti të pastër e ke parë me një sy tjetër, por ti je prapë i vetmi që ndërhyrjen e Eto’s ndaj Suarez e quajte si akrobacion. Ne anglezët nuk të kujtojmë ty asnjëherë si një trajner që kemi parë spektakël nga ti, sepse fitoret tua janë vetëm me forcë. Kjo ndeshje ishte shumë e ngushtë, e barabartë dhe në vend se ti të lëvdosh djelmoshat e tuaj, ti i shanë djelmoshat e ri të Brendan Rodgers. Ti sot i ke mbushur faqet e tua me deklaratën për Suarez, por ndoshta ka qenë e tepërt sepse Suarez këtë edicion po i mbush faqet me golat dhe spektakël sepse ai vlenë komplet se katër sulmuesit e juaj. I nderuar Jose Mourinho. A të kujtohet kur ishe trajner i Chelseat dhe momenti kur Pepe Reina vetëm se e kishte prekur Arien Robbenin, ai ishte shtrirë në fushë sikur kishte marrë një goditje të fortë në fytyrë. Ai rast njihet si një nga simulimet më të mëdha në Angli. Zotëri Mourinho, ti e ke patur në skuadër njërin nga simuluesit më të mëdhenjë në futboll, Didier Drogbën. Kritikat për të për simulime i ke bërë vetëm pasi je larguar nga Chelsea. Jose Mourinho, po të njoftoj se simuluesit më të mëdhenjë në vitet e fundit në Evropë janë Drogba, Ronaldo, Van Persie e Torres, tre nga këta lojtarë i ke trajnuar ti. Jose Mourinho, ti the pas ndeshjes se Suarezi tentoi të provokoi situatën. Nuk e di sa e din sepse ti je trajneri që njihet për provokimet e situatave. Jose Mourinho, keni marrë pikë me WBA-në pas simulimit fatal nga Ramires dhe ti pas ndeshjes deklarove se nuk e ke parë këtë rast. Zotëri Mourinho, ti luan ndaj ish asistentit tuaj, Brendan Rodgers. Zotëri Rodgers është një nga trajnerët më të lëvduar në Evropë sepse luan hapur, ka një projekt me skuadër dhe atij nuk i nevojiten blerje si ti. Jose Mourinho ne të presim në “Anfield Road” në prill, mos harro të kesh këtë instikit të të qeshurit. Mourinho, mos harroni të njëjtin pallto, sepse duam të të shohim të njëjtin. Mourinho, më shumë respekt për skuadrën më të trofeshme angleze, sepse ke të bëjë me tifozerinë më të zjarrtë në botë. Ne të presim ty prapë, sepse nuk të frikësohemi, sepse dy herë të kemi eliminuar nga Liga e Kampionëve. Shihemi prapë Jose Mourinho” i juaji, sinqerisht Jim Boardman.

Ja çfarë bëri një gazetar për ti bërë një foto Schumacher-it në spital

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART












Simon Pausch, reporter i Formula 1, ka zbuluar një lajm shumë të rrallë, por njëkohësisht të tmerrshëm dhe të turpshëm, për sa i përket ngjarjes së ditëve të fundit, aksidentit të Michael Schumacherit, 7 herë kampionit të botës në Formula 1. Një gazetar është maskuar si prift, gjoja sikur do bekonte për herë të fundit para vdekjes Schumin, vetëm që t’i bënte një foto, që do të ishte ndër fotot më të shitura të vitit, sepse çdo media do e kërkonte ta kishte ekskluzive. 

Nëna tenton të fus drogë për të birin në burgun e Dubravës

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART
















Dje një grua ka tentuar që t’i fus drogë të birit që po vuan dënimin ne Burgun e Dubravës. Raportohet se e dyshuara femër shqiptare gjatë vizitës që i kishte bërë djalit të saj, në një kuti të pastës së dhëmbëve kishte tentuar të fusë brenda burgut një sasi narkotiku e llojit marihuanë me peshë rreth 11.8 gramë. E dyshuara pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt, njofton policia e Kosovës. 

Ai që është shqiptar, e di se çfarë duhet të zgjedhë

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART















Ish futbollisti i përfaqësueses shqiptare, Alban Bushi, ka thënë se Kombëtarja Shqiptare mjaft i është lutur Adnan Januzajt. Bushi tha se Januzaj mbetet një xhevahir i futbollit shqiptar, por tani ka ardhur koha të vendosë ai. “Një talent i rrallë, por mendoj se koha e lutjeve mbaroi. Nuk e paragjykoj, edhe nëse nuk vjen. E vlerësojmë shumë si futbollist dhe derën e ka të hapur. E kemi ftuar disa herë dhe do e ftojmë sërish, sepse ia kemi nevojën, pasi një si ai i bën shumë punë Shqipërisë. Gjithsesi, edhe djaloshi me familjen e tij mendoj se duhet të marrin një vendim. Nuk më duket se shkon më që t’i lutemi, sepse ai që është shqiptar e di se çfarë duhet të zgjedhë. Unë e vlerësoj edhe nëse nuk zgjedh Shqipërinë” ka thënë Bushi. 

Monday, December 30, 2013

Telefonuan policinë se panë fantazma, vampirë, UFO

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART












Telefonuan policinë se panë fantazma, vampirë, UFO

Qytetarët e Britanisë së Madhe presin nga policia që t’u ndihmojë në raste shumë të pazakonta.

Në tre vitet e fundit numrit për rastet urgjente në atë vend, 999, i kanë rënë edhe personat që “kanë parë” fantazma, vampirë, aktivitete paranormale dhe UFO.
Që nga viti 2010 deri në vitin 2013, policia britanike ka pranuar 277 telefonata që kanë pasur lidhje me raste të këtilla.
Një grua kishte thirrur me panik se kishte parë një fantazmë, ndërkohë që ka pasur të tillë që kanë thënë se u ka hyrë fantazma në trup.
Nga raportet interesante, është edhe ai kur një burrë u kishte thënë policëve se ka një fantazmë në shtëpi dhe se kishte gjetur gjak, nga dera deri në tualet. Pas shkuarjes së policisë është kuptuar se kishte qenë një shaka e miqve të tij.
Një person ka thënë se e kishin rrëmbyer jashtëtokësorët, kishin eksperimentuar me të dhe e kishin kthyer në Tokë. Një tjetër ka raportuar se një objekt i paidentifikuar e kishte rrëmbyer një dele.
Policia ka marrë edhe një telefonatë nga një femër, e cila ka deklaruar se i dashuri i saj ishte bërë pjesë e një kulti dhe ishte shndërruar në vampir. Ajo ka pohuar se ia ka parë dhëmbët. 

Njeriu-magnet tërhoqi 53 lugë (Video)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART











Njeriu-magnet tërhoqi 53 lugë (Video)

Etibar Elchyev, ish-trajneri u kik-boksit nga Gjeorgjia, ka vendosur një rekord të ri botëror, duke u bërë njeriu i cili ka tërhequr më së shumti lugë metali në trupin e tij - gjithsej 53.

Elchyev ka zbuluar vite më parë se trupi i tij tërheq metalet. Ai ka thyer rekordin e vitit 2011, kur ka tërhequr 50 lugë.
Aftësia e tillë e njeriut quhet magnetizëm njerëzor, ndërsa shkencëtarët nuk janë të sigurt se çfarë e shkakton këtë. 

Çfarë po tymos Rihanna? (Foto)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART










Çfarë po tymos Rihanna? (Foto)

Këngëtarja e famshme, Rihanna, vendosi që t’i kalonte festat e fundvitit në vendlindjen e saj në Barbados.

Ajo i ka mbajtur vazhdimisht të informuar fansat se çfarë po bën atje përmes fotografive të publikuara nëpër rrjetet sociale.
Fotografitë më të reja e shfaqin 25-vjeçaren pranë një pishine të veshur me bikini.
Këngëtarja shihet duke tymosur një cigare për të cilën dyshohet se mund të jetë marihuanë.

Temperaturat nën zero, edhe flluskat e sapunit ngrijnë

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART















Angela Kelly, një fotografe nga Uashingtoni, përfitoi nga temperaturat e ulëta deri në -9 gradë celcius për të kapur dhe kthyer në art flluskat e sapunit.

FËMIJËT SHQIPTARË, MË SHUMË NË XHAMI, SE NË SHKOLLA SHQIPE (FOTO)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART













Ishte e Diele, ora 12:15. Në Wädenswil ishin mbledhur shumë nxënës para një objekti i cili nga jashtë duket si një shtëpi banimi, por brendia i është përshtatur kushteve të një xhamie. Në njërën prej dhomave të kësaj xhamie, rrinë dhe pinë kafe prindërit e nxënësve deri sa fëmijët e tyre ta kryejnë mësimin në xhami. Mësimi fillon dhe para nxënësve mban ligjëratë Ibrahim Ibrahimi, që njëherësh është edhe imam i kësaj xhamie. Mësimi jepet kryesisht në gjuhën shqipe, por edhe atë arabe. Imami thotë se është i kënaqur me pjesëmarrjen e nxënësve në mësim-besim, dhe këtë punë ai e bën ai me plot dëshirë dhe pa obliguar fëmijët që të paguajnë. “Numri i nxënësve është i kënaqshëm, janë 37 nxënës dhe deri më tash edhe prindërit e fëmijëve janë të kënaqur me mësimin. Qëllimi im është që përveç mësim-besimit, fëmijët tanë të mësojnë edhe të flasin gjuhën shqipe. Për të lexuar në gjuhën shqipe, në fillim fëmijët kanë pasur shumë probleme, mirëpo tash e kanë përparuar shumë në këtë drejtim”, thotë Ibrahimi. Ai po ashtu shpreh gatishmërinë që të bashkëpunojë me shkollën shqipe, përkatësisht me LAPSH-in, në mënyrë që së bashku të ruajnë dhe mbrojnë gjuhën dhe identitetin e kombit. Kjo vlen sidomos për më të vegjlit, që janë lindur e rritur në Zvicër. Dardani, Endriti dhe Arjeta janë disa ndër nxënësit e rregullt që ndjekin mësimet e fesë islame. “Jam Dardan Ajeti, jam 14 vjeç dhe me dëshirë i ndjek mësimet e fesë. Kurse do të ishte mirë të shkoja edhe në shkollën shqipe” “Unë jam Endrit Shabani dhe jam 12 vjeçar. Në mësimin e fesë shkoj qe një vit. Aty mësojmë shqip dhe duatë arabisht. Në shkollën shqipe kam qenë një vit, por tash nuk jam më”. “Quhem Arjeta Beadini, jam 12 vjeçare dhe mësimet e fesë i ndjek tash dy vite, vij me qejf këtu. Në shkollën shqipe nuk kam qenë asnjëherë, mirëpo këtu jam mësuar mjaft mirë që të lexoj shqip. Arsyen pse nuk shkoj në shkollë shqipe s`di ta them. Ndoshta prindërit nuk më kanë propozu asnjëherë që të shkoj në shkollë shqipe” Edhe pagesa 300 franga në vit, i ftoh prindërit nga shkolla shqipe!? Po ashtu edhe prindërit që ishin aty duke pritur deri sa të kryhej mësimi për t`i marrë fëmijët në shtëpi, japin plot arsye se pse fëmijët e tyre nuk shkojnë edhe në shkollën shqipe. Ata mendojnë se fëmijët kanë nevojë edhe për mësimin e fesë sepse “me këtë rast fëmijët do t`i mësojnë dhe ruajnë zakonet tona, dhe aty ashtu mësojnë edhe në gjuhën shqipe”. Ata e dinë mirë se e rëndësishme është që fëmijët të shkojnë edhe në shkollë shqipe. Por, mendojnë ata, se në shkollat shqipe këtu nuk ka kualitet aq të mirë mësimi pasi që në to mësojnë gjenerata të ndryshme në një klasë të vetme. Edhe pagesa prej 300 frangash në vit për ta dërguar fëmijën në shkollë mund të jetë njëra prej arsyeve. Edhe në xhaminë shqiptare në Kreuzlingen shkojnë shumë nxënës shqiptarë të moshave të ndryshme, për të ndjekur mësimin e fesë islame. Imami i kësaj xhamie është Rehan Neziri, që njëherësh është edhe kryetar i “Unionit të imamëve shqiptarë në Zvicër”. Ai po ashtu tri ditë në javë u jep mësim mbi fenë islame rreth 70 nxënësve. “Këtu u jap nxënësve mësim për fenë islame. Mësimi zhvillohet tri herë në javë. Jam i kënaqur por mund të jetë edhe më i madh numri i nxënësve që mund të vinë këtu. Janë diku 70 nxënës që vijnë rregullisht për të mësuar. Mësimin për nxënësit e bëj pa pagesë, mjafton të jenë prindërit e tyre anëtarë të xhamisë. Por edhe nëse nuk janë, iu kam thënë që lirisht mund t’i sjellin fëmijët që të mësojnë këtu pa paguar fare”. Në po të njëjtin qytet, në Kreuzlingen ka pasur shkollë shqipe por nuk ka më, apo nuk është duke funksionuar më. Aty që nga gjysmëvjetori fare nuk kanë shkuar fëmijët në shkollë. Avni Avdyli, përgjegjës për shkollën shqipe në Kreuzlingen thotë se qe 23 vite shkolla ka funksionuar por tashmë që nga gjysmëvjetori ajo është ndërprerë. “Mosinteresimi i prindërve, mos mbështetja e Ministrisë së Arsimit në Kosovë, por edhe shuma që duhet paguar prindërit (300 franga) janë disa nga shkaqet kryesore që ka rënë interesimi për të mësuar gjuhën shqipe në shkolla shqipe. E kemi pasur një mësues, por ai u largua, sepse nuk paguajshin prindërit dhe pa para nuk punon askush” thotë Avdyli. Për të kuptuar arsyen përse ka rënë interesimi për të shkuar në shkollat shqiptare në Zvicër, por jo edhe për të shkuar në xhami për mësim-besim, albinfo.ch ka kontaktuar me kryetarin e LAPSH-it, Nexhat Malokun. LAPSH: Mungon mbështetja institucionale por edhe interesimi i prindërve “Ka shumë vjet që hetohet një rënie e vogël e numrit edhe ashtu të vogël të nxënësve në mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Arsyet për një gjendje të tillë janë të ndryshme, duke filluar nga mungesa e mbështetjes financiare nga ana e institucioneve përkatëse të Republikës së Kosovës, interesimi jo i madh i prindërve për t’i dërguar fëmijët e tyre në shkollën shqipe, fakti që ky mësim është me vetëdashje, pra prindërit janë ata që vendosin a duan apo jo t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe, integrimi i komunitetit shqiptar në shoqërinë zvicerane, ku një pjesë e fëmijëve dhe të rinjve nuk dëshiron të identifikohet si pjesëtar i etnisë së vet, mungesa e përkrahjes së plotë nga ana e shtetit zviceran (ngase ka vende si Austria, Suedia, disa lande të Gjermanisë që e kanë marrë përsipër edhe financimin e këtij mësimi). Gjithashtu ka një mungesë të mësuesve të përgatitur mirë për një mësim të tillë me shumë klasa e nivele, pastaj angazhimi i shumë fëmijëve nëpër aktivitete të tjera të lira, sidomos në futboll, e këto aktivitete zakonisht zhvillohen në të njëjtën kohë kur mbahet mësimi në gjuhën shqipe, pra pas kohës së rregullt të mësimit etj…”, numëron Maloku kështu shkaqet e shumta të kësaj gjendje. Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „N. Frashëri“ në Zvicër në këto kushte në të cilat vepron ka bërë e po bën përpjekje të ruaj vijueshmërinë e këtij mësimi, duke shpresuar se do të vijnë ditë më të mira”, shton ai. Shkollat Shqipe kanë nevojë për më shumë ndihmë MASHT në kuadër të saj ka një njësi e cila përkujdeset për mësimin plotësues në diasporë dhe në këtë fushë ka bërë punë të ndryshme, duke filluar nga rregullativa ligjore, hartimi i kurrikulës për mësimin plotësues, e deri te organizimi i seminareve për mësuesit e mërgatës. Një punë shumë e vlefshme është bërë me krijimin dhe botimin e teksteve për tri nivele për mësimin plotësues, punë kjo e realizuar në kuadër të një projekti i financuar nga pala zvicerane në bashkëpunim të ngushtë me Fakultetin e Edukimit në Cyrih dhe me një ekip të mësuesve të mërgatës si dhe të autorëve nga Kosova. Këto tekste (Fletore tematike) tashmë janë në duar të nxënësve jo vetëm këtu por në mjaft vende të botës ku mbahet mësimi plotësues në gjuhën shqipe. Ministria e Diasporës i ka sjellë këto tekste në Zvicër. Shkolla shqipe e mësimit plotësues në Zvicër ka nevojë imediate për një përkrahje më të thellë, në mënyrë që të arrihet të ruhet identiteti i fëmijëve dhe të rinjve tanë këtu. Për t’u realizuar kjo është e domosdoshme të bëhet më tepër” thotë Maloku. Sido që të jetë, numri gjithnjë e më i vogël i fëmijëve shqiptarë që vijojnë mësimin plotësues në shkolla shqipe, duhet të jetë një alarm së pari për institucionet e Kosovës dhe po ashtu për komunitetin shqiptar në Zvicër. Se çfarë hapash do të ndërmarrin në të ardhmen institucionet e Kosovës dhe i LAPSH-i në Zvicër, mbetet të shihet. 

Mourinho sulmon Suarezin

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART












Showmeni Mourinho ka të njëjtat cilësi të trajnerit Mourinho. Kështu pasi shprehu publikisht shpresën për një dëmtim të Luis Suarez në vigjilje të Chelsea-Liverpool, portugezi sulmon uruguajanin pasi e mposhti 2-1 dhe e mbajti nën fre në përballjen e drejtëpërdrejtë. Suarez u ankua për një penallti të mohuar në pjesën e dytë, dhe kur e pyetën për protestën e sulmuesit “Special One” nuk e kursen polemikën dhe tenton të përmbysë letrat në tavolinë duke pretenduar 11 metersh për Chelsean. “Suarez duhej ndëshkuar me karton të verdhë, i urrej lojtarët që provokojnë. Kishte një penallti në dëm të Hazard por kjo na ndodh çdo javë dhe nuk është e drejtë. Gjithsesi diferenca mes skuadrës që fitoi dhe asaj që humbi ishte minimale. Ishim me fat që fituam2, është shprehur trajneri i Chelsea-t. Por Mourinho nuk e kap vetëm me kundërshtarët, por edhe me të tijët edhe pse në fillim i lëvdon. “Këta futbollistë janë përbindësha. Luftuan deri në sekondën e fundit Kur shikoj djem si Oscar dhe Hazard që rrisin nivelin në ndeshje të mëdha si kjo jam shumë i lumtur”, është shprehur Mourinho. Pastaj komplimente edhe për John Terryn: “600 ndeshjet e tij? Më e rëndësishme është që ka luajtur gjithë minutat e gjithë ndeshjeve në kampionat këtë sezon, dhe kjo po ndodh pasi po luan në mënyrë fantastike”. Por nuk vlen e njëjta gjë për Samuel Etoo, edhe pse kamerunasi shënoi. “E kritikoj Eto’o pasi ende nuk po ja del të adaptohet me Premier League, Sa më parë ta bëjë aq më shpejt do të fillojë të argëtohet”, vijoi portugezi. David Luiz ja thotë drejtëpërdrejtë mendimin e tij: “U ndëshkove me karton të verdhë qëllimisht, në mënyrë që të ktheheshe në shtëpi në Portugali”. Por kjo ishte vetëm një shaka.

Ramush dhe Anita Haradinaj në Gërmi

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART











Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka hapur shume fronte politike ditëve të fundit, e megjithatë, të dielën ka gjetur kohë edhe per të vrapur në Gërmi, bashkë me gruan e tij, Aniten. Fotoja eshte postuar nga zonja Haradinaj në profilin e saj në Facebook. Ndryshe, Ramush Haradinaj është ndër të rrallët liderë kosovarë që i kushton një rëndesi të madhe sportit. 

Pse ne nuk e festojmë Vitin e Ri?

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART












Dr. Shefqet KRASNIQI Ashtu siç kaluan shumë vite, dekada e shekuj, ashtu po kalon edhe ky vit. Me të, në fakt, po kalon edhe një pjesë e jetës sonë që do të thotë se jemi një vit më afër vdekjes, më afër dheut, më afër të të shndërruarit në ushqim për insektet brenda tokës. Nëse e imagjinojmë se aq sa ka mbetur deri në fund të këtij muaji e të këtij viti, po të dinim se vetëm aq ditë kanë mbetur nga jeta jonë, a thua si do ta ndiheshim vallë? Eh, pak kush mendon për këtë, pak kush e ka në konsideratë se vdekja mund të jetë shumë afër, ndoshta më afër sesa rrobat në trup. E njerëzit vetëm njëherë vdesin, disa vdesin fizikisht, por me veprimtarinë e tyre mbeten gjithmonë në kujtesë, kurse disa vdesin përgjithmonë. Ndaj, më tu përshëndetur nga kjo botë, nuk ka më kthim në të, por vetëm para. Para po, por për ku se?! Nuk e dimë, sigurisht se nuk e dimë, se çfarë na pret në botën e përtejme, megjithatë, ka shumë njerëz që luten dhe punojnë me zell për botën e amshueshme, ndaj edhe shpresojnë të jenë fatlumë dhe të jetojnë në lumturi të përhershme. Këta fatlumë do të jenë me siguri ata/ato që në këtë botë patën besuar Zotin, zbatuan porositë e tij dhe bënë punë të mira aq sa patën mundësi duke kujtuar vdekjen për çdo çast dhe çdo ditë. Eh, sa mirë do ishte sikur të gjithë njerëzit ta kujtonin vdekjen e të mendonin për jetën pas vdekjes, por ja që të atillë nuk ka shumë. Madje një shumicë e madhe as që duan t’ua përmendësh vdekjen, nuk duan të mendojnë e as ta kujtojnë vdekjen. Ata ‘nuk kanë kohë’ me u marrë me vdekjen dhe jetën pas saj, sepse kanë për t’i shijuar ‘të mirat e kësaj dynjaje’, edhe pse, deshën apo nuk deshën, vdekja do të merret me ta. Për fat të keq, shumë njerëz nuk e shohin fundin e vitit nga ky kënd, që po e shtjellojmë, por e shohin si një ‘dhuratë të madhe’ që duhet shfrytëzuar, e shikojnë si një ‘festë’ që duhet kremtuar e zbavitur pamasë. Andaj edhe harxhojnë duke u përgatitur sa më mirë për këtë festë, duke u munduar që nëpërmjet saj t’i përballojnë sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen gjatë jetës. Duke menduar se me të po ngriten e civilizohen, etj. I bëjnë të gjitha këto veprime pa e lodhur mendjen se a ia vlen barra qiranë, se e kujt është kjo festë, se a e kemi të lejuar ta festojmë këtë festë, në veçanti ne si musliman, apo jo?! Ndoshta edhe nuk e dinë, e besa disa ndoshta edhe po harrojnë se kjo festë nuk ka të bëjë asgjë me Fenë tonë Islame, madje kjo në origjinal nuk ka të bëjë as me të krishterë e as çifut, sepse thjesht ajo në origjinë është një festë pagane e Romës së lashtë, e përcjellë dhe e futur më vonë edhe tek të krishterët, e kohëve të fundit edhe tek Muslimanët. Andaj, pyetjen me të cilën e emërtova këtë shkrim ma kishte bërë një dëgjues shumë kohë më parë, dhe iu pata përgjigjur përse po më pyet pasi që po e ditke përgjigjen. Ndaj, mendova të ua rikujtojë qytetarëve tanë se festimi i kësaj feste është i ndaluar rreptësisht, pra Haram i qartë. Ai i cili e feston këtë festë ka bërë mëkat të madh për nga ana e fesë. Po ashtu shpenzimet e mëdha që bëhen gjatë kësaj “feste”, kot e kot, janë shpenzime për të cilat besimtari do të jap llogari para Zotit fuqiplotë. Kjo në vete është një mëkat tjetër dhe një shkak më shumë për ta merituar hidhërimin e Zotit, e si duket kësaj radhe Allahu po na e rikujton, përmes sinjaleve të tij, se ne duhet përmirësuar raportet me Të. Kaloi pothuajse gjysma e dimrit ende pa borë, niveli i liqeneve dhe lumenjve ka rënë, puset e krojet pothuajse janë shterur. Në anën tjetër mjegulla e madhe na mbyti, ndaj këto nuk janë shenja të mira. Me festimin e kësaj feste nuk fiton kush pos djallit të mallkuar, që shkakton tollovi, huti, dehje e armiqësi në mes të njerëzve, e ndoshta edhe disa pronarë të restoranteve dhe disa tregtarë të shkujdesur e materialistë që nuk u intereson asgjë përpos parasë, pavarësisht se si është fituar ajo. Pra thjesht është interes komercial, ndërsa pëson populli i gjorë të cilit i mungojnë edhe gjërat më elementare të jetës. Sido që të jetë, ky vit po shkon si shumë të tjerë, por pas vetes po lë shumë gjëra, shumë ndodhi. Përgjatë këtij viti patëm gjëra pozitive e që mjerisht nuk ishin të shumta, ndër to mendoj se ishin edhe ndryshimet në zgjedhjet lokale, ku vërtet iu dha një grusht i mirë dështimeve politike, nuk doli fare si e kalkuluan disa nga politikanët. Disa prej tyre madje akoma ndihen ‘të shokuar’ e nuk po mund t’i gjejnë arsyet e humbjes, ani pse shumë prej tyre po i dinë, ne dhe ata së bashku, por po bëhen sikur nuk po i dinë. Populli i ndëshkoi mirë dështuesit e mashtruesit, u dha një grusht të mirë, e shpresoj dhe lus Zotin që ky grusht të jetë edhe ma i rëndë në zgjedhjet që do të vijnë. Sa i përket gjërave negative, mund të shkruajmë derisa të lodhemi, sepse ato ishin të shumta në çdo sferë. Që nga sfera e fesë, ku disa nga liderët tanë vollën vrer kundër fesë së vet, e deri tek ato ekonomike e politike. Pra, këto ishin të zezat e këtij viti që mendoj se duhet të shënohen me shkronja të zeza në histori, duke filluar nga nënshkrimi i marrëveshjes famëkeqe me Serbinë deri tek formimi i komunave të udhëhequra nga strukturat paralele, të udhëhequra nga njerëz të cilët e luftuan dhe vazhdojnë ta luftojnë e ta shkatërrojnë Kosovën me tërë potencialin që kanë. Parlamenti i Kosovës, de-facto, ia bëri për hair Serbisë veriun e vendit apo ndarjen e tij, politikanë mjeranë. Belaja bëhet edhe më e madhe kur në fakt po shihet se ne i ndihmuam Serbisë të marrë rrugën për në Bashkim Evropian, ndërsa ne mbetëm të izoluar e të katandisur apo thjesht ‘me gishta në gojë’. Sa shumë po më dhimbset ai gjak që është derdhur dhe ato vuajtje e tortura që i përjetoi ky popull i gjorë, ndërsa vendi po dëmtohet e cungohet përditë jo vetëm me paralelizma por edhe me marrëveshje zyrtare. Ndaj përsëri tek pyetja e dëgjuesit të asaj kohe pse po më pyet a bën të festojmë, po çka të festojmë se!, humbjet apo dështimet, apo mos dikush ka ndërmend të festojë për sukseset e armikut tonë. Kaloi një vit i zakonshëm për nga ditët, por i pazakontë për nga ngjarjet dhe ndodhitë. Lusim Zotin që të na drejtojë e të na udhëzojë, të na i sjellë punët më mirë sesa që meritojmë. Amin dhe deri javën tjetër të vitit të ardhshëm me një temë tjetër selam alejkum. 

Vildane Zeneli dhe Fjolla Morina, garë për foto të nxehta

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART
















Që të dyja janë të bukura dhe jashtëzakonisht joshëse. Modelja Vildane Zeneli, nga Prishtina, dhe këngëtarja kosovare Fjolla Morina mbajnë rekordin për zhveshjet skenike në kohë të fundit.

Pranë dhëmbëve të peshkaqenit, shpëton mrekullisht (Video)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART











Dy fëmijë kanë përfunduar shumë pranë një peshkaqeni, duke shpëtuar mrekullisht nga dhëmbët e këtij vrasësi ujor. Nëna e fëmijëve ka mbetur e shokuar me atë që pa, teksa e bëri vetë fotografinë Të qëndrosh aq afër një peshkaqeni gjigant dhe të shpëtosh, kjo është vërtetë një mrekulli. Një nënë në California i ka filmuar dy fëmijët e saj, të cilët e gjetën veten pranë dhëmbëve të një peshkaqeni. Një valë e madhe po vinte në drejtim të fëmijëve, kur nën të u pa një peshkaqen, i cili fatmirësisht nuk i kishte për objektiv ata. “Ishte një shok i vërtetë ta shihje atë pamje”, ka thënë June Emerson për KTLA rreth kësaj fotoje, e shkrepur në ‘Manhattan Beach’. “Shumë sërfistë dhe shpëtues jetësh e kanë parë këtë dhe besonin se ishte një peshkaqen. Natyrisht, u thash fëmijëve të mi se ishte delfin, pasi ne vijmë shpesh në plazh dhe ata janë në ujë këtu pothuajse çdo ditë”, vazhdoi ajo. Emerson ka thënë se binjakët e saj 12 vjeç nuk e kishin parë këtë krijesë të frikshme që ishte aq afër tyre, ndërsa ishin duke luajtur në ujë në plazhin e njohur të premten. Emerson e postoi fotografinë në Facebook dhe ka marrë mijëra komente nga njerëzit, shumica prej së cilëve besojnë se ai ishte një peshkaqen, ndoshta më i madh se ai i bardhë, që vijnë kohë pas kohe afër bregut. Duke u kthyer në muajin nëntor, në të njëjtin vend ishte bërë një video, ku shihej një peshkaqen i madh i bardhë

Schumacher në çastet e fundit të jetës?

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART













Sporti botëror mund të humbas një legjendë të saj. Michael Schumacher është duke luftuar me jetën e tij. Ish kampioni i botës në Formula 1 është në rrezik për jetë pas një aksidenti që ka pësuar sot me ski në një pistë në Francë. Sipas lajmeve të fundit, Schumacher është futur në një operacion kritik, i cili është vështirë i përballueshëm. Schumacher thuhet se ka dëmtime të rëndë në kafkë dhe në tru dhe se e ka të vështirë ti shpëtoj aksidentit. Ka disa media që flasin se ai mund të ketë vdekur, por mediat gjermane ende nuk e kanë dhënë lajmin e zi. Gjashtë mjekë të njohur botëror janë duke luftuar për të shpëtuar jetën e tij, por mbetet të shihet nëse ish asi gjerman do të fitoj edhe këtë sfidë të jetës, më të vështirën ndonjëherë.

Ja super femëra që po çmend Dubain

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART














Luisa Zissman po cmend Dubain. Humbi shumë kilogram peshë pas një diete intensive dhe në prag të krishtlindjeve është krenare të tregojë trupin.
Aspirantja për modele të Playboy, Luisa Zissman shfaqet tanimë në Dubai në bikini ndërsa bie në sy fakti se është në një formë mjaft të mirë.


Zbulon pjesët intime

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART











Modelja e njohur britanike, Katie Price, ka postuar një foto të saj, duke treguar se sa shumë është dobësuar. Ka raportime se ajo po vuan nga një sëmundje, por ende nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë konkretisht. Nëna e katër fëmijeve tregoi një foto të saj të shtrirë në krevat. Ndërsa mësohet se ajo u detyrua që të kalonte festën e Krishtlindjës në shtrat për shkak të sëmundjes. 

Miley puth në buzë valltaren e Britneyt (Video)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART











Miley puth në buzë valltaren e Britneyt (Video)

Mbretëresha e skandaleve për këtë vit, Miley Cyrus, përsëri ka gjetur mënyrën për të tërhequr vëmendje.

Gjatë një koncerti të Britney Spears, 21-vjeçarja është puthur në buzë me njërën nga valltaret e princeshës së muzikës pop.
Gjatë performancës së tyre, valltaret kanë zbritur nga skena dhe kanë bërë një vallëzimi provokues me Mileyn, ndërsa në vazhdim ajo e ka puthur njërën nga to.
Ngjarjen e ka xhiruar stilisti i Katy Perryt dhe videoja ka përfunduar në internet. 

Sunday, December 29, 2013

Anelka festoi golin me gjeste kundër izraelitëve!

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART










Tre lojtarët e njohur mysliman në ligen Angleze, Nicholas Anelka, Mahmadou Sakho dhe Samir Nasri kanë bërë gjeste anti-semitike. Tre futbollistët myslimanë kanë shprehur haptazi urrejten ndaj izraelitëve me gjestin e njohur ai anti-semist.Anelka madje e festoi golin e tij ndaj West Ham me këtë gjest, Nasri e bëri gjestin pas stërvitjes, ndërsa Sakho në një klub të natës.

Tuna dhe Alketa, sherr në “X Factor”

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART










Televizioni është një gënjeshtër e bukur… Sepse, megjithëse në ekran duket sikur nuk ka ndodhur asgjë, Tuna Sejdiu dhe Alketa Vejsiu nuk flasin me njëra-tjetrën.
Burime të sigurta brenda produksionit thonë se, shkak për këtë zënkë mes dy bukurosheve bionde, është bërë një vonesë e tepruar e Tunës në provat gjenerale, e pasuar më tej me teka të tjera për grimin, duke kërcënuar Vejsiun me bojkotimin e shfaqjes. Producentja artistike, njëherësh prezantuese e talent show-t “X Factor Albania” në “Tv Klan”, Alketa Vejsiu, ka kërkuar qetësisht nga Tuna të futet në provën gjenerale, duke qenë se për shkak të saj ajo (prova) ishte shtyrë për orë të tëra, por artistja ekstravagante ka kundërshtuar e më pas ka ofenduar Alketën, duke e quajtur veç të tjerash prezantuese të dështuar. Vejsiu më pas i është drejtuar Tunës me fjalët ‘e paedukatë’, ‘e droguar’, ‘psikopate’, e të tjera ofendime të ngjashme me këto.
E gjendur në këtë situatë, Tuna është larguar nga studiot e grimit në “Tv Klan” dhe ka nxituar për në parking. Pikërisht në këtë moment ka hyrë në lojë Vera Grabocka dhe pjekuria e saj, e cila me fjalët ‘zemre e Verës’ ka arritur ta kthejë Tunën në skenë, duke sjellë kështu si rezultat realizimin me sukses të show-t. Ja pra që, edhe këtë herë përvoja e Verës fitoi, ndonëse jo plotësisht, pasi debatet mes Alketës dhe Tunës kanë vazhduar edhe pas spektaklit.
Ngjarja në fjalë ka dy javë që ka ndodhur dhe aktualisht Tuna dhe Alketa nuk flasin me njëra-tjetrën. Kujtojmë që Tuna nuk flet as me Sonin, për shkak të një konflikti të ndodhur javë më parë,transmeton bluetooth.

Shoku i klasës, rrëfen për Presidenten Jahjaga

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART
\










Ishin shokë klase në shkollën fillore “Branislav Nushiq” tash “Gjergj Fishta” në vitet e 80-ta, mirëpo fati kishte përcaktuar tërësisht rrugë të ndryshme për këta dy. Njëri punon si sigurim, ndërsa tjetra është presidente e Kosovës. Esat Cakolli nga Prishtina kujton me nostalgji kohën e fëmijërisë kur bashkë me Atifete Jahjagën ndanin klasën. Ndërsa tashmë pas më shumë se 25 viteve ai ndjehet krenar që shoqja e tij e klasës, Atifetja, ka arritur që të bëhet “E para e shtetit”. “Kemi qenë klasë e mirë. Kemi qenë një grup i bashkuar dhe të shumtën e kohës e kemi kaluar ashtu siç duhet. Normalisht aty-këtu ka pasur ndonjë incident të vogël, mirëpo kujtimi i përgjithshëm për atë kohë është shumë pozitiv”, ka thënë Cakolli. Ai kujton se si në klasën e tretë, nga Gjakova u kishte ardhur një nxënëse e re në klasë. “Ishim në klasën e tretë kur mësuesi na e prezantoi një nxënëse të re. Ishte një vajzë e dobët simpatike. Mirëpo shumë e turpshme. Ishte gjithmonë e qetë mbase edhe pasi që kishte ndërruar klasën dhe shoqërinë”, rrëfen Cakolli. “Mirëpo me kalimin e kohës edhe ajo u adoptua dhe filloi të sillet si njëra nga ne”, shtoi ai më tutje. Sa i përket mësimit, Esati kujton se presidentja edhe atëherë ka qenë mjaft inteligjente. “Ka qenë një nga nxënëset më të mira në klasë. Ka pasur edhe më të mirë mirëpo edhe Atifetja ka mësuar mirë. Për dallim nga ajo unë isha më i lazdruar dhe nuk mësoja shumë. Për këtë arsyeje ajo sot është Presidente ndërsa unë roje sigurimi (tregon duke buzëqeshur)”, 39-vjeçari. 
Cakolli: Dua ta takoj shoqen e klasës, jam krenar me të Sidoqoftë, Esati i cili është prind i dy djemve, Bleartit 10 vjeç dhe Besartit 8 vjeç, nuk është aspak xheloz për suksesin e shoqes së klasës. Në fakt ai është krenar me atë që ka arritur presidentja e vendit. Madje ai edhe u mburret njerëzve në rrugë, në punë dhe në familje me suksesin e shoqes së klasës, Atifetes. “Përfundimisht jam shumë krenar me atë që ka arritur Atifetja. Të jesh presidente e një vendi nuk është pak. Unë mburrem para të tjerëve që në klasë kam pasur një vajzë e cila ka arritur të bëhet presidente. Disi ndihem edhe unë pjesë e këtij suksesi pasi që më shumë se 5 vite i kemi kaluar në të njëjtën klasë, kemi ndarë shumë orë bashkë”, shprehet Esat Cakolli. Përkundër faktit që kanë përfunduar shkollën fillore bashkë, Esatit dhe Atifetes nuk u janë bashkuar rrugët më asnjëherë, madje as që të takohen. Esati, në shkollën e mesme, u regjistrua në shkollën teknike “Stefan Gjeçovi”, ndërsa Atifetja, mori tërësisht rrugë tjetër. Krejt në fund, Esati ka vetëm një dëshirë. Që të takohet edhe njëherë me “shoqen e klasës” tashmë presidenten e Kosovës. Ai dëshiron që t’i tregojë personalisht se sa krenar është me të dhe pas fotos së vitit 1986, të cilën e ruan me xhelozi ta ketë edhe një foto aktuale ku të dy tashmë kanë karriera të ndryshme. “Po, do të toja të takohesha një herë me të. Dua që ta kem një foto me të tani si presidente e Kosovës dhe t’ia bashkëngjis albumit tim. Asgjë tjetër nuk dua”, përfundon Esat Cakolli. Me shpresën se presidentja Atifete Jahjaga do t’i përgjigjet ftesës së Esatit, ne në vazhdim do t’ju paraqesim biografin e zonjës së parë të shtetit dhe rrugën të cilën ajo e ka kaluar deri më sot. Biografia e presidentes Presidentja Atifete Jahjaga u lindi më 20 prill 1975 në Rashkoc të Gjakovës. Jahjaga ishte zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e Policisë së Kosovës prej shkurtit të vitit 2009 deri në zgjedhjen e saj presidente e Republikës së Kosovës, më 7 prill 2011. Që nga themelimi i Policisë së Kosovës, në fillim të vitit 2000, fillimisht shërbeu si police, duke përparuar në nivel rajonal dhe në atë të Shtabit të Përgjithshëm. Gjatë karrierës së saj të mëhershme, presidentja Jahjaga ka shërbyer në pozita të rëndësishme në zbatim të rendit dhe ligjit në Njësinë e Standardeve Profesionale, pastaj ndihmëse e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, ndihmëse e shefit të Burimeve Njerëzore, ndihmëse ekzekutive Speciale e Zëvendëskomisarit për Administratën e Policisë së Kosovës, zëvendëskomandant për Polici Kufitare të Policisë së Kosovës, kryesuese e Departamentit të Trajnimeve, ndihmëse e zëvendëskomisarit të Policisë së Kosovës për Polici Kufitare, ndihmëse e zëvendëskomisarit të Policisë së Kosovës për Personel dhe Trajnim. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Prishtinë, ku gjithashtu i përfundoi studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, në vitin 2000. Ka përfunduar Certifikimin Postdiplomik në Menaxhimin Policor dhe të Drejtën Penale në Universitetin e Leicester-it në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 2006-2007, Certifikimin Postdiplomik në Shkenca Kriminalistike në Universitetin e Virginia-s në SHBA, në vitin 2007. Aktualisht vazhdon studimet e Magjistraturës në drejtimin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Si shtesë e këtyre studimeve, vlen të theksohen programet profesionale dhe studimore që ka ndjekur në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall” Gjermani, në Akademinë Nacionale të FBI-së në SHBA dhe në Departamentin e Drejtësisë në SHBA. Përveç gjuhës shqipe (amtare), presidentja Atifete Jahjaga zotëron edhe gjuhët angleze dhe serbe. Presidentja Atifete Jahjaga është e martuar me Astrit Kuçin dhe jeton në Prishtinë. 

Dafina tregon të pasmet, prek zogun (Foto)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART















Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, po vazhdon të shkëlqei në skenë. Trendi i rrahjes se “zogut” po përhapet me të madhe ndër vipat tanë. E nisi Tuna dhe e vazhduan shumë të tjera. Këtij trendi nuk mundi kurrsesi ti ikën as Dafina Zeqiri e cila gjatë xhirimive të vitit të ri, u ka dhënë mjaftë material kamerave duke rrahur pjesët intime me dorë. 

Puthen gjuhë më gjuhë

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART











Gjuha e tejekspozuar është bërë simbol i saj nëpër koncerte apo shfaqje të ndryshme publike dhe së bashku me “twerk” identifikojnë Miley Cyrus për 2013.
Dhe si për ta mbyllur sërish në qendër të mediave gossip, në qendër të kritikave dhe polemikave, këngëtarja 21-vjeçare postoi në Instagram një foto provokuese ku këtë herë nuk është vetëm ajo protagoniste, por edhe mikja e saj, Cara Delevingne.
Dy 21-vjeçaret shfaqen duke ‘u lëpirë’ në foton e postuar nga Miley ditën e enjte dhe shoqëruar me komentin “Të dua shumë!”.

Ja si e festoi golin në Premier Ligë ! (Video)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART







berberi
Një gjest i rallë është parë në Premier Ligë. Në ndeshjen mes Hull dhe Fulham, Tomm Hudlestone realizoj gol në fitoren 6 me 0. Por mënyra e festimit të golit ishte e rrallë. Hudlestone pas golit shkoi drejt bankës së Sunderland ku një asistent i skuadrës i preu flokët atij. Mesfushori anglez kishte vënë një kusht me asistentin e skuadrës sepse kishte thënë se do të shënoi gol, ndërsa ai pas golit ka për ti shkurtuar flokët e tij. 

Meksikë, tërmeti shemb autostradën

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART













Mbrojtja civile meksikane ka shpërndarë fotot impresionuese të shkatërrimit të një autostrade, pranë qytetit Tijuana. Shembja e strukturës ka ardhur pas tërmeteve të shumta që kanë rënë ditët e fundit.
Situata është përkeqësuar më shumë edhe nga shirat e furishëm të cilët kanë shkaktuar rrëshqitjen e dheut.

BABAI MBYT ME TRAKTOR DJALIN E TIJ 9 VJEÇAR

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART










Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Kizhnarekë të Komunës së Drenasit. Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, jashtë detyrës zyrtare, teksa po drejtonte traktorin e tij nga mbrapa ka shtypur pa qëllim djalin e tij (O.G) 9 vjeçar. Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme, rreth orës 16:00. Trupi i pajetë i fëmijës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Autopsi. Ndërkohë policia po merret me hetimin e rastit.

‘Fundshpina, pjesa më seksi e trupit të një femre’

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART










Kur është fjala për një qëndrim sensual në bikini, emri i saj nuk ka si të mos lakohet në këtë fushë.
Angela Martini di më së miri ta “bëjë nxehtë” me pozime sensuale.
E frymëzuar në këtë drejtim, ajo qëndron fort dhe në koorporatën, që ka krijuar para pak kohe, dhe së bashku me punëtorët e saj ia del mbanë duke bërë shumë femra të ndihen komode…
Në një intervistë për “GlobalGrind”, Angela zbulon disa detaje rreth punës së saj…
Na tregoni pak mbi procesin krijues të linjës së bikinit.
Vetë numri i logos që është romak, II, tregon se prapa kësaj qëndrojnë binjakët, unë jam binjak dhe kjo përfaqëson pjesën tjetër timen. Çdo njeri është në kërkim të romancës, në gjysmën tjetër, në egon tjetër të vetes. Kjo është arsyeja pse kam vendosur numrin II romak dhe ngjyrën bardhë e zi, e cila është shumë klasike.
Në kohët e sotme është shumë e vështirë të gjenden një palë bikini bardhë e zi, madje dhe të jetë shumë seksi. Prandaj kjo është arsyeja që unë kam bërë koleksionet gjatë gjithë kohës vetëm bardhë dhe zi dhe më vonë edhe me ngjyra të kafshëve të egra se janë shumë romantike.
Për t’ua bërë më të lehtë femrave që të duken femra në ato atribute që i disponojnë, unë kam vendosur që të bëjmë dhe numra special për një trup të përsosur të tyre, ata kanë nevojë të ndihen komodë dhe unë jam aty për t’i ndihmuar…
Cila është pjesa më e rëndësishme e trupit për ju?
Për mua, fundshpina është më e rëndësishme, sepse duket më mirë. Pra, këtu qëndron problemi te femrat, sepse disa e kanë të vogël prapanicën e disa të madhe dhe një pakicë e vogël e femrave kanë prapanicë dhe fundshpinë të përsosur, madje shumica e kanë dhe kompleks dhe nuk ndihen rehat.
Unë jam vetë femër dhe i di brengat e tyre, jam shumë krenare me koorporatën time të bikinit, edhe pse një ide dhe punë shumë e vështirë, por ia dal mjaft mirë së bashku me punëtorët e mi.
Na tregoni pak për frymëzim tuaj mbi dizajnin.
Unë po mendoja për një linjë bikini dhe nuk kisha shumë besim në vete ta sjell apo të mos e sjell atë. Një natë, në një film të James Bond pashë disa skena bardhë e zi të një filmi të vjetër dhe në atë moment vendosa, për herë të parë pashë një veshje të bukur pa ngjyra. Mendova fillimisht të bëj histori me bikinit pa ngjyrë, por më vonë gjatë dizajnit vendosëm me bashkëpunëtorët që të realizojmë dhe ngjyra të tjera. Frymëzimi është te dashuria që unë kërkoj…
Cilat janë vendet në botë ku ju dëshironi të pozoni në bikini?
Saint Tropez, Miami, Capri dhe bregdeti shqiptar.

FIFA ‘pranon’ Kosovën, ndeshja e parë me Kroacinë

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART












Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, e ke pranuar kërkesen e Federatës së Futbollit të Kosovës, që përfaqësuesja e jonë të zhvilloj ndeshje miqësore ndërkombëtare prej 10 janarit të vitit 2014. Kjo është kërkesa e vetme e palës kosovare aktualisht për të cilën u bisedua disa herë muajt e fundit në mes të krerëve kosovarë, serbë dhe botëror të futbollit. Ndërkohë jo zyrtarisht mësohet se kombëtarja e Kosovës ndeshjen e parë historike miqësore ndërkombëtare do ta zhvilloj me përfaqësuesen e Kroacisë pikërisht në Prishtinë. Ky vendim i FIFA-së, pritet që të bëhet zyrtar me 10 janar në Zvicër kur edhe do të mbahet mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv i FIFA-së. 

Një superfuqi po vjen nga Leo Messi

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART













Lionel Messi është afër rikthimit në fushën e gjelbërt. 4 herë Topi i Artë është parë dje në stërvitjet me trajnerin fizik të tij në një formë tejet të mirë fizike. Messi thuhet se i ka kaluar problemet muskulare dhe se në analizat e bëra dje është konfirmuar se është në formën fizike më të mirë ndonjëherë. 3 orë në mëngjes, 2 orë në mesditë dhe 2 orë në mbrëmje thuhet se ka stërvitur Messi në javën e fundit. Messi poashtu ka ushtruar goditjen e tij me të dy këmbët, kërcimet në ajër dhe shpejtësinë. Rikthimi i Messit pritet të jetë me 5 janar në ndeshjen ndaj Elches, por varet nëse Tata Martino dëshiron ta fus në lojë. Messi do ti bashkohet skuadrë me 1 janar pasi që ka nxjerrur edhe biletat e aeroplanit.