Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Ahmetaj, ka deklaruar se asaj nuk i pengon aspak që pop ylli, Dafina Zeqiri, ka mundur të inspirohet nga veshja e saj.
Ishte Dhurata Ahmetaj ajo që publikoi muaj më parë një fotografi nga fotoesesioni me Veton Osmanin, e cila kishte inspiruar Dafinën që të përdorte një veshje të ngjashme në një prej xhirimeve për vitin e ri.
Dhe, në intervistën që krijuesja e hitit “Ama Veç Pak” e ka dhënë për Telegrafin ditë më parë, ajo është shprehur se nuk i pengon inspirimi, teksa konsideron se mediat e kanë ekzagjeruar pak.
“Mirëpres të gjithë ata që pëlqenë dukjen time dhe ndoshta edhe pse jo edhe të inspirohen. Se nëse është kopje apo jo, nuk mund të jap një vlerësim profesional”.
“Thjesht, ndihem e kënaqur me fotosesionin dh eme karrierën time deri në këtë moment, gjërat tjera janë të parëndësishme. Mediat gjithmonë do të polemizojnë, është e kuptueshme kjo”, u shpreh Dhurata për Telegrafin.
Intervistën e plotë me Dhurata Ahmetaj dhe fotot eksekluzive seksi nga fotosesioni i fundit mund t’i shikoni duke klikuar këtu: Dhurata e Vitit të Ri.
No comments:
Post a Comment