ads

Tuesday, December 24, 2013

Policia italiane: Ja për qka vinë shqiptarët në Itali

JU LUTEM KLIKONI TEK KATRORI ME LART















Mënyrë sesi shqiptarët veprojnë, nga mediat italiane është quajtur “turizëm kriminal”. Por, jo për të gjithë shqiptarët plani shkon mirë, pasi një pjesë e tyre është arrestuar. Rasti më i fundit ka qene ku, tre të rinj shqiptarë u arrestuan në Firence para pak ditësh, pasi kishin vjedhur disa bizhuteri ari në një shtëpi. Policia dhe karabinierët ishin në gjurmët e tyre, pasi makina e tyre ishte parë në të lëvizte në shumë lagje, shkruan Shekulli. Te sendet e grabitura përfshiheshin edhe një tufë lulesh. Tri shqiptarët e arrestuar janë Arben Shabani, 30 vjeç, 19 vjeçari Klaudio Perndreka dhe Elvis Gjergi, 30 vjeç. Dy prej tyre kishin mbërritur në Itali kohët e fundit (për “turizëm kriminal”), ndërsa tjetri ishte për kohë të gjatë në Firence. Hajdutët shqiptarë në Reggio Emilia punojnë në grupe dhe pasi ndajnë krahinën nisin ekspertizën nëpër shtëpi e biznese. Mallra me vlerë 50 mijë euro ishin gati për në drejtim të Shqipërisë, ndoshta për t’u “ricikluar” si dhurata e Krishtlindjeve, ndërsa u bllokuan edhe 8 mijë euro në para të gatshme dhe u kapën disa shqiptarë. Policia në Fiorano ka gjetur makinën e hajdutit akrobat shqiptar, i cili hidhej nga një apartament në tjetrin. Besmir Doci, 24 vjeç, emigrant ilegal shqiptar ka me precedentë të veçanta për vjedhje të ngjashme të kryera në Italinë e Mesme. Makina, një “Audi TDI 6 Boot Record 3000” përdorej për grabitjet, ndërsa brenda saj u gjet një shkop, një çekiç, një levë, një laptop, dorashka të reja dhe dy çanta të plota me mallra të vjedhura si bizhuteri, sende ari etj. Në Frasati u kap një 33-vjeçar shqiptar që kishte grabitur një shtëpi.

No comments:

Post a Comment