Qytetarët e Britanisë së Madhe presin nga policia që t’u ndihmojë në raste shumë të pazakonta.
Në tre vitet e fundit numrit për rastet urgjente në atë vend, 999, i kanë rënë edhe personat që “kanë parë” fantazma, vampirë, aktivitete paranormale dhe UFO.
Që nga viti 2010 deri në vitin 2013, policia britanike ka pranuar 277 telefonata që kanë pasur lidhje me raste të këtilla.
Një grua kishte thirrur me panik se kishte parë një fantazmë, ndërkohë që ka pasur të tillë që kanë thënë se u ka hyrë fantazma në trup.
Nga raportet interesante, është edhe ai kur një burrë u kishte thënë policëve se ka një fantazmë në shtëpi dhe se kishte gjetur gjak, nga dera deri në tualet. Pas shkuarjes së policisë është kuptuar se kishte qenë një shaka e miqve të tij.
Një person ka thënë se e kishin rrëmbyer jashtëtokësorët, kishin eksperimentuar me të dhe e kishin kthyer në Tokë. Një tjetër ka raportuar se një objekt i paidentifikuar e kishte rrëmbyer një dele.
Policia ka marrë edhe një telefonatë nga një femër, e cila ka deklaruar se i dashuri i saj ishte bërë pjesë e një kulti dhe ishte shndërruar në vampir. Ajo ka pohuar se ia ka parë dhëmbët.
No comments:
Post a Comment