Një veturë e ndërtuar nga 500.000 copëza ‘Lego’ dhe që funksionon me ajër, ka dalë në rrugët e Melbourne të Australisë.
Projekti është krijuar nga një sipërmarrës australian dhe nga një teknolog rumun, kurse mund të arrijë shpejtësi deri në 20 km/h.
Vetura ka katër motorë që funksionojnë me ajër dhe 256 pistona, ndërsa gjithçka është e ndërtuar nga ‘Lego’, përveç rrotave.
Në realizimin e këtij projekti kanë ndihmuar financiarisht 40 njerëz, ndërsa janë dashur 18 muaj dhe shumë para për t’u kompletuar.
“E kemi vozitur në një paralagje të Melbourne. Motori është i brishtë dhe frika më e madhe ishte një eksplodim gjigant i ‘legove’ që mund t’i godisnin kalimtarët”, kanë thënë ndërtuesit.
No comments:
Post a Comment