Në fillim të këtij muaji (8 dhjetor), bendi legjendar “Metallica” u bë grupi i parë në histori që ka bërë muzikë në të gjitha kontinentet.
Ata performuan në bazën argjentinase “Carlini” në Antarktidë, në koncertin që quhej “Freeze ‘Em All” (i frymëzuar nga albumi i tyre i parë “Kill ‘Em All”).
Publiku i tyre përbëhej nga një grup i vogël fansash dhe disa shkencëtarë të bazës.
Tani, yjet e muzikës metal ua kanë mundësuar të gjithë fansave të tyre që ta shohin koncertin pa pagesë duke e publikuar në YouTube.
No comments:
Post a Comment