ads

Tuesday, December 31, 2013

Tifozi i Liverpoolit ‘godet’ Jose Mourinhon

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART












Mediat e njohura angleze i kanë bërë publike një letër të dërguar Jose Mourinhos nga një tifoz i Liverpoolit. Tifozi anglez i quajtur Jim Boardman ka bërë një bashkëbisedim përmes letrës së dërguar me Jose Mourinhon të cilit i ka treguar disa fakte për të dhe ka kërkuar përgjigje nga ai. “I nderuar Jose Mourinho. Unë dua të të them faleminderit për të qeshurat dje. Në fund të ndeshjes së djeshme mes Chelseat dhe Liverpool, sigurisht se si çdo tifoz i Liverpoolit, unë isha i zhgënjyer. Futbolli është ky, duhet të humbasësh, barazosh apo të humbësh. Në futboll janë të mundshme edhe gabimet e gjyqtarëve, çka pat në këtë ndeshje sepse teknologjia ende nuk ka sjellur opsionin për të ndalur penaltitë. Pas ndeshjes nuk ndryshohet rezultati, dhe menaxherët duhet të përballen me shtypin. Ti je menaxheri që ke fituar këtë ndeshje, por pse bëhesh sikur nuk ke parë gjë në këtë ndeshje. Ti si duket nuk e ke parë goditjen e Eto’s ndaj Henderson, sepse nuk ke komentuar asgjë. Ti je i vetmi që ndërhyrjen e Terryt në penallti të pastër e ke parë me një sy tjetër, por ti je prapë i vetmi që ndërhyrjen e Eto’s ndaj Suarez e quajte si akrobacion. Ne anglezët nuk të kujtojmë ty asnjëherë si një trajner që kemi parë spektakël nga ti, sepse fitoret tua janë vetëm me forcë. Kjo ndeshje ishte shumë e ngushtë, e barabartë dhe në vend se ti të lëvdosh djelmoshat e tuaj, ti i shanë djelmoshat e ri të Brendan Rodgers. Ti sot i ke mbushur faqet e tua me deklaratën për Suarez, por ndoshta ka qenë e tepërt sepse Suarez këtë edicion po i mbush faqet me golat dhe spektakël sepse ai vlenë komplet se katër sulmuesit e juaj. I nderuar Jose Mourinho. A të kujtohet kur ishe trajner i Chelseat dhe momenti kur Pepe Reina vetëm se e kishte prekur Arien Robbenin, ai ishte shtrirë në fushë sikur kishte marrë një goditje të fortë në fytyrë. Ai rast njihet si një nga simulimet më të mëdha në Angli. Zotëri Mourinho, ti e ke patur në skuadër njërin nga simuluesit më të mëdhenjë në futboll, Didier Drogbën. Kritikat për të për simulime i ke bërë vetëm pasi je larguar nga Chelsea. Jose Mourinho, po të njoftoj se simuluesit më të mëdhenjë në vitet e fundit në Evropë janë Drogba, Ronaldo, Van Persie e Torres, tre nga këta lojtarë i ke trajnuar ti. Jose Mourinho, ti the pas ndeshjes se Suarezi tentoi të provokoi situatën. Nuk e di sa e din sepse ti je trajneri që njihet për provokimet e situatave. Jose Mourinho, keni marrë pikë me WBA-në pas simulimit fatal nga Ramires dhe ti pas ndeshjes deklarove se nuk e ke parë këtë rast. Zotëri Mourinho, ti luan ndaj ish asistentit tuaj, Brendan Rodgers. Zotëri Rodgers është një nga trajnerët më të lëvduar në Evropë sepse luan hapur, ka një projekt me skuadër dhe atij nuk i nevojiten blerje si ti. Jose Mourinho ne të presim në “Anfield Road” në prill, mos harro të kesh këtë instikit të të qeshurit. Mourinho, mos harroni të njëjtin pallto, sepse duam të të shohim të njëjtin. Mourinho, më shumë respekt për skuadrën më të trofeshme angleze, sepse ke të bëjë me tifozerinë më të zjarrtë në botë. Ne të presim ty prapë, sepse nuk të frikësohemi, sepse dy herë të kemi eliminuar nga Liga e Kampionëve. Shihemi prapë Jose Mourinho” i juaji, sinqerisht Jim Boardman.

No comments:

Post a Comment