Shumica e nuseve ëndërrojnë një fustan të bardhë martese, në të cilin do t’i bënin gratë e tjera të gjelbra nga zilia.
Por një nuse ka ngjyrosur vetën e saj dhe bashkëshortin në ngjyrën e gjelbër, për martesën e tyre, të bazuar në filmin “Shrek”.
Amanda, 44 vjeçe dhe Nathan Gibbs, 39 vjeç nga Kingswinford, kishin planifikuar ceremoninë e pazakontë martesore pas tetë vjetësh së bashku

Pasi kishin humbur një numër të miqve nga kanceri, çifti vendosi të vishej si çifti përrallor dhe të shfrytëzojnë ditën për të mbledhur para për bamirësi.
Edhe mysafirët ishin veshur ngjashëm me personazhet filmi, përfshirë Gingerbread Man, Mickey Mouse dhe Jack Sparrow nga “Piratët e Karaibeve”.

No comments:
Post a Comment