ads

Monday, December 23, 2013

Fiton Real Madrid, niset drejt kreut (Video)

Se pari ju lutem klikoni tek katrori me lart













Mbretërit e Madridit kanë mposhtur Valencian me rezultat 3-2 në derbin e javës së La Liga të zhvilluar në Estadio de Mestalla.
Goli i parë erdhi nga Angel Di Maria në minutën e 28-të, i cili shënoi pas asistit të Marcelos.
Në minutën e 34-të, Pablo Piatti barazoi për 1-1.
Por, gjashtë minuta më vonë, Cristiano Ronaldo, shënoi për 2-1 ndërsa ky gol është i 27-ti në La Liga këtë sezon.
Në pjesën e dytë, pas një harkimi të Parejos, Jeremy Mathieu shënoi me kokë (62’).
Lojtari që zëvendësoi Iscon në njëzet minutat e fundit të ndeshjes, Jese Rodriguez, u shndërrua në hero duke shënuar golin e fitores (82’). Luka Modric dhuroi asistin.
Pas kësaj fitoreje, Real Madridi vazhdon të jetë pesë pikë prapa liderëve të La Ligas, Barcelona dhe Atletico Madrid.

No comments:

Post a Comment