Reperi i njohur amerikan, DMX, ka kërcyer valle tradicionale shqiptare gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.
Xhirimet e pabesueshme vijnë nga hoteli Sirius ku reperi legjendar amerikan ka qëndruar në dy ditët e fundit me rastin e koncertit të tij në Prishtinë.
Por, DMX duket se ka pëlqyer ambientin në Kosovë, në daljen e tij të parë në Evropë pas shumë kohëve.
Ai pasi mbajti koncertin në sallën 1 tetori, ku performoi para adhuruesve të tij, të nesërmen në hotelin Sirius nuk hezitoi që të hyjë në valle të një prej dasmave që po mbaheshin në ato momente në hotel.
DMX nga xhirimet më poshtë shihet se di ta hedhë vallen shumë mirë, aq mirë sa që disa mund të besojnë se ka prejardhje shqiptare.
DMX pas këtyre ditëve inspiruese për të në vendin tonë, do të vazhdojë turneun e tij evropian pas shumë vitesh në Bullgari, për të vazhduar me koncerte tjera në Turqi, Gjermani dhe anë e mbanë Evropës.
No comments:
Post a Comment