ads

Sunday, December 22, 2013

Meshkujt me oferta të majme për Françeskën

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI LART










Meshkujt me oferta të majme për Françeskën

Françeska Jaçe, vajza e famshme vlonjate e cila fitoi popullaritet falë pjesëmarrjes në “Big Brother”, vijon të ruajë famën, këtë herë si menaxhere në një lokal nate në kryeqytet.

Ajo pohon se ka afro një vit që punon në lokal nate duke u shprehur entuziaste nga fitimet që merr, si dhe kënaqësinë e fituar nga puna.
Në një intervistë për Bluetooth, Françeska komenton edhe paragjykimet që mund të vijnë nga një punë e tillë.
“Jemi në Shqipëri dhe normalisht që paragjykohet, jo vetëm kur punon në një lokal nate por edhe kur e frekuenton. Megjithatë sa më shumë kalon koha mendoj se këto paragjykime largohen. Lokalet të japin mundësi të argëtohesh, s’mund të jenë vende të këqija”, ka thënë bukuroshja.
Gjithashtu lidhur me ngacmimet nga klientët ajo pranon se e ngacmojnë kudo, por shton se e komplimentojnë më së tepërmi.
Françeska, e cila pas pak ditësh feston ditëlindjen e 20-të, pranon gjithashtu se ka pasur nga ata që i kanë bërë ofertë me shumë zero për të kaluar një natë me të, oferta për të cilat thotë as që i ka marrë parasysh. 

No comments:

Post a Comment