ads

Saturday, December 21, 2013

Çun Lajçi letër të hapur presidentes për Aziz Salihun

SE PARI JU LUTEM KLIKONI TEK KATRORI ME LART

















Ndër të tjera aktori i përkujton presidentes së shtetit se sportistët, shkrimtarët, muzikantët nuk e ushqejnë dot familjen me “dekorata”. “Zonja President! Aziz Salihu është jo vetëm sportisti i shekullit, por është krenaria e shumë gjeneratave”, kështu e fillon një letër të hapur që i ka drejtuar presidentes së shtetit të Kosovës, Atifete Jahjaga, aktori i dramës shqipe, Çun Lajçi në profilin e rrjetit social, Facebook. Reagimi i aktorit vjen një ditë pas vendimit të presidencës së Kosovës për të revokuar “Medaljen presidenciale të meritave” për ish-fituesin e medaljes së bronztë olimpike, Aziz Salihu, pasi që ky nga dëshpërimi që po jeton në varfëri kishte vendosur që publikisht ta shqyente këtë dekoratë. “Ne, ashtu siç jemi krenuar më legjendën e filmit Bekim Fehmiun (për vdekjen e të cilit ju në Parlament as që i lëvizet prapanicat tuaja – turp ju qoftë). Ne gjithashtu jemi krenuar edhe me boksierin më të mirë që ka pasur ndonjëherë Kosova, më olimpistin Aziz Salihu. Prandaj gjesti i tij vjen si pasojë e gabimeve të shtetit!”, thuhet në letrën e Lajçit. “Sepse ju mendoni se artisti, sportisti, shkrimtari, muzicienti, piktori dhe çdo lloj krijuesi, jeton duke e ushqyer veten e familjen më ‘dekoratat’ që Ju zonjë ua ndani. Krijuesit, pra edhe sportistit kalibër, çfarë është Aziz Salihu i duhet një vend pune, një rrogë më të cilën do ta mbante familjen, jo letra e fjalë miradije”. “z. Presidente, kurseni pak nga rrobat, mos shkoni aq shpesh të stilisti juaj, sepse ato janë paratë e tatim paguesve, por kujdesuni pak edhe për ata që aq shumë i dhanë këtij vendi. Respekt z. Presidente!”, përfundon letra e aktorit, Lajçi. 

No comments:

Post a Comment