ads

Saturday, December 21, 2013

Eminem kërkoi 2 milionë për një performancë

Ju lutem se pari klikoni tek katrori me lart


















Eminem kërkoi 2 milionë për një performancë

Eminem besohet se është kontaktuar për të performuar në një festë private të një prej pronarëve të Ligës Amerikane të Futbollit gjatë javës së finales Super Bowl për vitin e ardhshëm, por ai nuk ka arritur ta bindë reperin pasi Em ka kërkuar 2 milionë dollarë.

Reperi i hitit “Monster” thuhet se është kontaktuar për të performuar gjatë javës së finales së futbollit amerikan në vitin 2014.
Sipas TMZ, oferta për Eminemin ishte që ai të performonte një set me hitet e tij më të mëdha për 1500 mysafirë pas një darke, por organizatorët janë detyruar të kërkojnë zëvëndësim pasi reperi kërkoi shumën e jashtëzakonshme të parave.
I kontaktuar ka qenë edhe Kanye West që po ashtu ka kërkuar një shumë astronomike dhe organizatorët kanë refuzuar ta paguajnë shumën që edhe ai e kërkoi.
“Për Kanyen ishte 1 milion dollarë, plus shumë kërkesa tjera të rajderit (ekipit) të tij me pije e kujdes luksoz”, theksoi një burim.
Si zgjidhje të fundit, organizatorët kanë angazhuar këngëtaren Janelle Monae, e cila do të performojë përe një shumë prej 150 mijë dollarë.
Super Bowl është klimaksi i sezonit të futbollit amerikan, e është i famshëm për performancat e disa prej yjeve më të mëdha të muzikës gjatë pushimit të pjesës së parë. Viteve të fundit kanë performuar yje si Madonna dhe Beyonce.
Ndeshja e finales do të mbahet më 2 shkurt të vitit 2014 në MetLife Stadium në New Jersey, e do të përcillet me shumë festa në New York City me shumë Dj e këngëtarë që paguhen me miliona euro për shërbimet e tyre. 

No comments:

Post a Comment