ads

Saturday, December 21, 2013

EULEX-i e di që jam i pafajshëm

Ju lutem se pari klikoni tek katrori me lart


















Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka folur përmes faqes së tij në Facebook për rastin e sotëm. Ai thotë se akuzat kundër tij janë propagandë, pa asnjë bazë të vërtetë dhe synojnë të relativizojë krimet serbe në Kosovë, sidomos kur ato çdo ditë e më tepër po dalin në shesh nga protagonistët që kanë kryer vrasje më mizore kundër shqiptarëve në Kosovë. Më poshtë gjeni deklaratën e tij: Deklaratë Përmes deklaratës së 15 nëntorit 2013 e njoftova opinionin publik për motivet e vërteta të propagandës për gjoja implikimin tim në ‘prerje flokësh’ dhe ‘prerje buzësh’ të të burgosurve nga UÇK-ja! Kjo propagandë, pa asnjë bazë të vërtetë, synonte të relativizojë krimet serbe në Kosovë sidomos kur ato çdo ditë e më tepër po dalin në shesh nga protagonistët që kanë kryer vrasje më mizore kundër shqiptarëve në Kosovë. Edhe pse autoritetet e hetuesisë së EULEX-sit ishin të bindur se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë propagandë unë u ftova që të jap mendimin tim lidhur me këtë çështje. Jemi duke jetuar në një kontekst të veçantë historik ku shpifjet kundër personaliteteve të ndryshme, madje edhe kundër një lufte çlirimtare bëhen përmes mediave dhe askush nuk merret në përgjegjësi të sqarojë shpifjet e tilla. Demantet përmes deklaratave publike nuk mjaftojnë! Duhet të shkohet edhe në zyrat e hetuesisë për t’u sqaruar! Ketë e bëra unë sot me gatishmërinë për të ndihmuar drejtësinë dhe të vërtetën për luftën në Kosovë 1998/99. Sa herë të kërkohet dhe nga kushdo që kërkohet unë jam i gatshëm të sqaroj dhe të mbroj pastërtinë e luftës sonë çlirimtare. Për ata që nuk e kanë lexuar reagimin tim të mëparshëm po kërkoj nga mediat ta botojnë me qëllim ¨qe të kuptohet arsyeja e reagimit tim të shkurtër. _____ E plotsuar-Kryetari i kuvendit, Jakup Krasniqi, sa po është intervistuar nga hetuesit e EULEX-it, në zyrat e këtij misioni në Pishtinë. Pas intervsitimit Krasniqi është larguar nga zyrat e EULEX-it, duke mos iu shqiptuar kështu asnjë masë kufizuese. Avokati i mbrojtës i Krasniqit, Mexhid Syla ka pranuar se klienti i tij është marr në pyetje si i dyshuar në bazë të dëshimtarëve. Jakup Krasniqi, i dyshuar për krime lufte! Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka arritur tashmë në Prokurorinë Speciale, ku po merret në pyetje nga një Prokuror i EULEX-it, si i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë, gjatë periudhës 1998-1999. Ai ka arritur te Zyrat e EULEX-it në dalje të Prishtinës me vetura të Kuvendit të Kosovës, raporton Express. EULEX ka zgjeruar hetimet për krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Burime të lajmi.net pohojnë se Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i cili ka qenë njëri nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së, gjatë ditës do të mund të merret në pyetje si i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile, gjatë periudhës 1998-1999. Siç pohohet, varësisht nga rezultatet e hetimeve, Jakup Krasniqi mund të përfshihet në aktakuzën që tashmë ngritur për Sylejman Selimin, Ismet Haxhën, Nexhat Çubrelin dhe Shefki Hysenin. 

No comments:

Post a Comment