ads

Friday, January 31, 2014

I bie të fiktë në 12 mijë metra lartësi (Video)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART











Një parashutist ka humbur vetëdijen menjëherë pasi ishte lëshuar nga aeroplani në 12,500 metra lartësi.
Parashutisti me përvojë, James Lee, 25, ishte goditur prapa kokës nga një parashutist tjetër dhe i kishe rënë të fiktë, pak sekonda pasi kishte kërcyer në Wiltshire të Britanisë së Madhe.
Ai i shpëtoi vdekjes së sigurtë nga dy parashutistë tjerë, të cilët e kishin parë se çfarë ndodhi me të. Ata në “qiell” e kanë kapur Leen pa ndenja dhe nuk e kanë lëshuar derisa kanë aterruar në tokë.
Në këtë video, që është incizuar nga kamera që kishte vendosur ai në kokë, shfaqë të tjerët parashutistë duke bërë shenja për ta parë nëse ai ishte OK para se ta kuptonin se ai nuk është në rregull dhe menjëherë vepruan për të shpëtuar jetën e tij, transmeton Koha.net.
Lees iu kthye vetëdija pasi me siguri të plotë u lëshua në tokë, por posa i doli “gjumi” atij nuk i kujtohej asgjë se çfarë kishte ndodhur.
Ai tha: “Me këtë punë merrem për pesë vjet dhe kjo është hera e parë që kërcej nga lartësia 1 mijë metra. Me mua ishin 12 njerëz tjerë, të cilët kërcyen pak sekonda pasi u hodhëm ne”.
“Njëri nga parashutistët që kërceu nga dera erdhi me jostabilitet dhe rrotullohej”. Ato që kishte parë në videon që ishte incizuar nuk i kujtoheshin por i komentoi dhe tha se të tjerët filluan të bëjnë shenja bazike me duar, të cilat ua mësojnë studentëve për të parë nëse trupi është në rregull, por ata e panë që unë nuk u përgjigjesha thirrjeve të tyre”.
“Ata më mbajtën dhe derisa ndalën përmbysjen e trupit tim, ne u afruam në lartësinë ku duhej të ndaheshim si grup për të lëshuar parashtutët”.
“Jam shumë i lumtur që gjithçka shkoi mirë. Kjo nuk është diçka me të cilën jemi mësuar dhe ishte shumë e pazakonshme. Mendoj se nëna dhe e dashura ime janë më të qetësuara se unë”.

Si të mposhtësh frikën nga lartësia (Video)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART















Një video e publikuar në internet shfaq një mashkull dhe një femër të cilët ecin mbi një oxhak të lartë 110 metra.
Xhirimi është bërë në Pragë të Republikës Çeke dhe dy protagonistët i bëjnë ballë edhe erës për këtë veprim të rrezikshëm.
Krahas videos së publikuar në YouTube, shkruan: “Një nga metodat për të shëruar akrofobinë (frikën nga lartësia)”.

Helmi i akrepave lehtëson dhimbjen

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART















Helmi i akrepave australianë mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes, sepse lejon identifikimin e marrësve të dhimbjeve tek qëniet njerëzore. 
Zbulimi është bërë nga studiuesit e Universitetit të Kuinslendit, që kanë kapur 1500 akrepa australianë të llojeve të ndryshme deri më sot të pazbuluar dhe u kanë nxjerrë helmin.
Studiuesit, të drejtuar nga profesori Bryan Fry, kanë përcaktuar përbërjen kimike të të gjitha llojeve të helmeve, disa prej të cilëve kanë rezultuar unikë si strukturë dhe sekuencë. Helmi i secilit lloj ka nga 300 në 400 kombinime molekulash dhe secila vepron në mënyrë të ndryshme.
“Duke qenë se kanë mbetur të izoluar në Australi për shumë kohë, helmet e tyre janë shumë ndryshe nga ato të arkepave në vende të tjera të botës dhe përbëjnë bio-burime shumë të reja”, ka deklaruar profesor Bryan Fry.

Ledri i kthehet muzikës, videoklipi lansohet të shtunën

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART














Ledri i kthehet muzikës, videoklipi lansohet të shtunën
Reperi ikonik shqiptar, Ledri Vula, ka vendosur t’i kthehet muzikës dhe atë jo më larg se nesër (të shtunën).
Ishte së pari Ledri ai që me një fotografi mjaft interesante në Instagram dhe mjaft të errët aludoi në një rikthim me mbishkrime si: “Mungesa ime vrehet më shumë se sa prezenca jote”.

Përsëri Ledri Vula ishte ai që në Twitter postoi një ‘tweet’ me datën 01.02.2014 me aludimin se do t’i kthehet muzikës.

Në fakt, kjo është ditëlindja e nënës së tij, Xheraldinës, por kjo duket se nuk është e tëra.


Telegrafi ka mësuar nga burimet e sigurta se Ledri Vula do t’i rikthehet muzikës pikërisht nesër më 1 shkurt.
Po ashtu mësojmë se Ledri këtë do ta bëjë me një videoklip të ri, të cilin ai e ka xhiruar në Amerikë, e ku protagoniste është edhe supermodelja Anxhela Martini. Kjo e fundit po qëndron në vendin tonë.
Se diçka po ndodh mes Ledrit dhe Anxhela Martinit u tregua edhe në Twitter, kur ai i ka shkruar publikisht në gjuhën angleze: “Të kam kërkuar ty”, kurse Anxhela e ktheu postimin me “Unë po të pres”. Kjo flet më shumë për atë që po ndodh mes dy yjeve.
Këto janë detajet e rikthimit sensacional të reperit të paralajmëruar për të shtunën, por mbetet të shihet gjatë ditës së nesërme se çfarë do të ndodhë.
Një gjë është e sigurtë – Telegrafi kishte raportuar një vit më parë për planet e Ledrit për t’u rikthyer në muzikë (të kontestuara nga disa media), por që tani si duket këto plane po konkretizohen dhe se reperi po e mendon edhe një herë shpërthimin dhe shtrirjen e autoritetit si një prej reperëve më të mëdhenj që prej pas-luftës.

Tregon veten duke ngrënë, fiton 82 mijë euro në vit (Video)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART














Tregon veten duke ngrënë, fiton 82 mijë euro në vit (Video)

Një femër jugkoreane, e njohur si Diva, fiton rreth 6.800 euro në muaj duke e xhiruar veten teksa han ushqim dhe shfaqet online nga tre orë në ditë.

Park Seo-yeon e ka braktisur punën si këshilltare në një kompani, për ta përqendruar të gjithë energjinë në ushqimet ditore përpara kamerës.
Dhjetëra mijëra njerëz e përcjellin atë çdo ditë duke ngrënë ushqim të bollshëm në një banesë në Seul.
“Njerëzve u pëlqen kënaqësia e të ngrënit kur nuk mund të hanë kaq shumë ushqim ose nuk mund të gjejnë ushqim natën ose janë në dietë”.
“Vetmia është një tjetër faktor vendimtar. Shou shkakton vartësi, sepse mund të komunikosh me mijëra njerëz nga shtëpia”, ka deklaruar Park për Reuters

Stresi me klip të ri për Shën Valentin (FOTO-LAJM)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART













Stresi pritet të publikojë për Shën Valentin klipin e tij më të ri me rastin e festës së të dashuruarve. Në një foto të postuar në Instagram Stresishfaqet i veshur me një kostum të zi, ndërkohë që pranë tij është një vajzë e veshur mefustan të kuq.

"Video e re, gati më 14 shkurt", ka shkruar reperi në diçiturën e fotos.

Kjo nuk është skenë dokumentari (VIDEO-FOTO)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TE KATRORI ME LART















Ross Kemp ka kaluar një moment jo të mirë përballë disa rebelëve në Papua Guinea e Re. Ish-ylli i “EastEnders” dhe ekipi i tij shkuan në xhungël afër qytetit Hagan për të intervistuar “Gjeneralin”, liderin e një grupi plaçkitësish, të cilët terrorizonin banorët. 

Por ekspedita e tij mund të kishte përfunduar në tragjedi kur tre persona të armatosur shfaqen dhe i drejtuan armët Kempit. 
Por aktori nuk ishte në dijeni se ajo çka po i ndodhte nuk ishte pjesë e filmave të tij por e vertete. 

“Do të më vrasësh? Askush nuk guxon të më vrasë mua!” iu drejtohet ai rebeleve. Momentet e jashtëzakonshme janë realizuar në shtetin e dhunshëm teksa ai po filmonte dokumentarin e tij “Extreme World 3”.