Dy turistë kaluan momente tmerri kur një elefant sulmoi makinën e tyre në Parkun Kruger në Afrikën e Jugut.Sarah Brooks dhe Jans de Klerknuk respektojnë distancën e sigurisë ndaj elefantit, edhe pse ky i fundit paralajmëroi duke rrahur shpesh veshët, që sipas specialistëve është shenjë që tregon zemërimin e tyre.
Pavarësisht kësaj apo nga mungesa e përvojës, cifti i vizitorëve as ndaloi automjetindhe as u kthye pas, biles në një moment u përpoq të kalonte rrugën. Elefanti kthehet dhe i afrohet makinës. Për ciftin është tepër vonë largimi. Kafsha e stërmadhe nis të godasë automjetin duke e përmbysur atë jashtë rruge. U desh ndërhyrja e punonjësve të sigurisë që vranë elefantin për të shpëtuar jetën e dy turistëve. Sarah mbeti e plagosur lehtë në shpatull, ndërsa Jans de Klerk shpëtoi pa pasoja.
No comments:
Post a Comment