Shkencëtarë britanikë kanë regjistruar momentin kur vdekja shtrihet si valë e kaltër në trupin e një krimbi. Ata kanë pohuar se vdekja shtrihet nga qelia në qeli në ngjyrë të kaltër fluoreshente derisa të mos vdesë i gjithë organizmi.
Hulumtues të BBSRC (Biotechnology and Biological Sciences Research Council ) në Britnai të Madhe besojnë se studim në fund do të jetë model i dobishëm për kuptimin se si vjen vdekja te njerëzit dhe se në fund do t’ia dalin ta rrisin gjatësinë e jetës.
Pasi të vdesin disa qeli, ato fillojnë reagimin zinxhir që shpie te shpërbërja e përbërësve të qelive dhe te ndërtimit të molekulave mbrojtëse.
Këta mekanizma janë mirë të njohur në nivelin qelizor, e deri më tani shkencëtarët kanë ditur shumë pak se vdekja shtrihet nëpër gjithë organizmin
Te krimbi shtrirja e vdekjes mund të vërehet me mikroskop si valë e ngjyrës së kaltër fluoreshente që udhëton nëpër brendi të trupit.
Në studimin e publikuar në gazetën PLoS Biology dëshmohet se ngjyra fluoreshente rrjedh nga qelia nekroze dhe e cila varet nga kalciumi në organizëm.
Profesor David James thotë “E kemi ditur rrugën kimike të vetë shkatërrimit të qelive te krimbit. Ai në të vërtetë është “kositësi” i kaltër i cili gradualisht shuan gjithë organizmin”.
“Kur ia bllokojmë rrugën mund ta shtyjmë vdekjen që bëhet nga ndonjë faktor i jashtëm siç është infeksioni, por ne nuk mund ta ndalojmë vdekjen si pasojë e plakjes”.
No comments:
Post a Comment