ads

Friday, January 31, 2014

Ledri i kthehet muzikës, videoklipi lansohet të shtunën

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART














Ledri i kthehet muzikës, videoklipi lansohet të shtunën
Reperi ikonik shqiptar, Ledri Vula, ka vendosur t’i kthehet muzikës dhe atë jo më larg se nesër (të shtunën).
Ishte së pari Ledri ai që me një fotografi mjaft interesante në Instagram dhe mjaft të errët aludoi në një rikthim me mbishkrime si: “Mungesa ime vrehet më shumë se sa prezenca jote”.

Përsëri Ledri Vula ishte ai që në Twitter postoi një ‘tweet’ me datën 01.02.2014 me aludimin se do t’i kthehet muzikës.

Në fakt, kjo është ditëlindja e nënës së tij, Xheraldinës, por kjo duket se nuk është e tëra.


Telegrafi ka mësuar nga burimet e sigurta se Ledri Vula do t’i rikthehet muzikës pikërisht nesër më 1 shkurt.
Po ashtu mësojmë se Ledri këtë do ta bëjë me një videoklip të ri, të cilin ai e ka xhiruar në Amerikë, e ku protagoniste është edhe supermodelja Anxhela Martini. Kjo e fundit po qëndron në vendin tonë.
Se diçka po ndodh mes Ledrit dhe Anxhela Martinit u tregua edhe në Twitter, kur ai i ka shkruar publikisht në gjuhën angleze: “Të kam kërkuar ty”, kurse Anxhela e ktheu postimin me “Unë po të pres”. Kjo flet më shumë për atë që po ndodh mes dy yjeve.
Këto janë detajet e rikthimit sensacional të reperit të paralajmëruar për të shtunën, por mbetet të shihet gjatë ditës së nesërme se çfarë do të ndodhë.
Një gjë është e sigurtë – Telegrafi kishte raportuar një vit më parë për planet e Ledrit për t’u rikthyer në muzikë (të kontestuara nga disa media), por që tani si duket këto plane po konkretizohen dhe se reperi po e mendon edhe një herë shpërthimin dhe shtrirjen e autoritetit si një prej reperëve më të mëdhenj që prej pas-luftës.

No comments:

Post a Comment