Ndërsa seriali ‘’Sulltan Sulejmani’’ merr përmasa të mëdha të shikueshmërisë, jeta e vërtetë e aktorit në rolin kryesor dhe e producentëve filmikë bëhet gjithnjë e më e vështirë për shkak të kërcënimeve me jetë që marrin nga ekstremistët turq.
Thuhet se në këtë serial sulltani përshkruhet si një person aventurier që gjithmonë shkon pas femrave dhe alkoolit dhe nuk merret me punët e vendit. Megjithatë, Haliti ka treguar se nuk ka aspak frikë nga kërcënimet, pasi secili kërcënim tregon se seriali është shumë i ndjekur, ndërsa krahas asaj, ai gjithmonë ka sigurim të lartë gjatë xhirimeve e jashtë tyre,transmeton panorama plus.
Pas tij gjithmonë janë rreth 10 persona të sigurimit. Për ndalimin e transmetimit të serialit u dakordua dhe një pjesë e qeverisë turke, pasi thuhej se seriali e turpëron historinë e tyre, pasi popullariteti i serialit u përhap në Europë e Azi, madje edhe në Arabinë Saudite që njihet si vend kontrovers, gjë që hutoi edhe Kryeministrin Erdogan.
No comments:
Post a Comment