Tridhjetë kosovarë kanë udhëtuar gjatë janarit për në Siri, kanë bërë të ditur burime të huaja të inteligjencës. Numri i kosovarëve që kanë shkuar atje varësisht nga burimet e raportimit varion prej 4 në 400. Por, një gjë është e sigurt – 6 kosovarë janë vrarë atje. Burime të ndryshme që merren me këtë çështje kanë ofruar informacione me shifra për “Kohën Ditore”. Sipas tyre, shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria e Lugina e Preshevës janë të pozicionuar në grupe të ndryshme radikale ndërluftuese. Vërehet se shqiptarët e pozicionuar në shumë grupe janë duke luftuar edhe ndërmjet vete. Pos shqiptarëve në këtë luftë ka edhe evropianë të tjerë. Hulumtimet e kryera nga ICSR mbështetur në 1.500 burime, kanë treguar se mbi 11 mijë evropianë janë përfshirë në këtë luftë.
(Si shkojnë kosovarët në Siri, nga cilat rajone të Kosovës janë ata, a parashihet rrezik pas kthimit të tyre në atdhe, sa sish janë vrarë në këtë luftë, a po luftojnë kundër njëri-tjetrit kosovarët në Siri, sa luftëtarë të huaj ka atje dhe nga shtete janë, çfarë thotë Evropa Perëndimore për këtë luftë, si e trajton pjesëmarrjen e Kosovës në këtë luftë një institut amerikan, cilat dhe sa grupe islamike luftojnë në Siri.
No comments:
Post a Comment