ads

Thursday, January 23, 2014

Krokodili ia kafshon kokën trajnerit gjatë një shfaqjeje,por… (video)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART













Krokodili ia kafshon kokën trajnerit gjatë një shfaqjeje,por… (video)
Incidenti ndodhi në një fermë të krokodilëve në Tajlandë, kur, gjatë një shfaqjeje për turistë trajneri e shtyu kokën e tij në nofullat e një kafshe të madhe. Vetëm fati ka bërë që trajneri të pësojë vetëm gërvishtje
Mezi i shpëtoi tragjedisë! Krokodili, në vendin e njohur turistik në Tajlandë ka kafshuar trajnerin e tij Parvit  Subi (27) për kokë, por djali ka mbetur gjallë.
Incidenti ndodhi në një fermë të krokodilëve në Samut Prakan, kur gjatë një performance për turistët Subija vuri kokën në nofullat e një kafshe të madhe. Krokodil ka kafshuar trajnerin i cili me një reagim rrufe nxori kokën e tij dhe mbeti gjallë. Trajneri kaloi me lëndime në fytyrë dhe qafë.
Uten Jangprapakorn, pronar i fermës së krokodilëve dhe kopshtit zoologjik , tha se Parviti ka më shumë se 8 vite përvojë në trajtimin me këto krijesa, por ky është incidenti i parë që ai kishte.
“Një incident i tillë kurrë nuk kishte ndodhur gjatë shfaqjes. Gjithmonë paralajmërojmë vizitorëve të jenë të kujdesshëm, por incidenti me trajner kurrë nuk ka ndodhur – tha Utena./

No comments:

Post a Comment