ads

Saturday, January 25, 2014

Nuk mërzitet për kopjimin e veshjes nga Dafina

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART













Nuk mërzitet për kopjimin e veshjes nga Dafina
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Ahmetaj, sërish ka injoruar debatin e hapur nga mediat për kopjimin e veshjes së saj nga Dafina Zeqiri.
 Ishte Dafina Zeqiri ajo që u shfaq në një program festiv për Vitin e Ri me një veshje shumë të ngjashme që Dhurata kishte realizuar fotosesion shumë kohë më parë.

Në një intervistë për Zërin, Dhurata sërish ka injoruar debatin, duke thënë se ajo respekton kolegët e saj.

“Unë zakonisht për veshjet e mia konsultohem me disa stilistë. Veshja në fjalë të cilën e kam thuajse të njëjtë me Dafinën është kreacion i Lena Berishës dhe jam ndier mjaftë e kënaqur me këtë kreacion të saj. Ndërsa unë nuk merrem me askënd tjetër pos karrierës time, nuk mund as të mohoj e as të pohoj që Dafina e ka kopjuar këtë veshje, pasi që puna ime është muzika dhe jo kreacionet e modë".

"Thënë të drejtën nuk çaj kokën se kush kënd e kopjon në veshje, për mua të gjithë kolegët janë njësoj, i respektoj të gjithë artistët që bëjnë muzikë të mirë që u pëlqen njerëzve dhe një respekt të tillë e gëzoj edhe për Dafinën. Prandaj veshjet nuk kanë rëndësi për mua”, ka thënë Dhurata për Zëri.

No comments:

Post a Comment