Komiku francez, Remi Gaillard, ka publikuar një tjetër video për të qeshur në internet.
Në xhirim tregohet një person duke e larë automjetin e tij, por kur niset për ta vazhduar rrugën, mbi veturën e tij bie një sasi e madhe jashtëqitjeje.
Protagonisti del jashtë për të shikuar se çfarë po ndodh dhe lartë e sheh një pëllumb të madh (që me gjasë është Gaillard).
Me këtë video, ai paralajmëron filmin e tij të radhës.
Një ditë pas publikimit në YouTube, xhirimi është shikuar mbi një milion e gjysmë herë.
No comments:
Post a Comment