ads

Tuesday, January 28, 2014

Portieri i dehur (Video)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART















Portieri i dehur (Video)

Një video, e cila shfaq një portier të hokejit të dehur në përpjekje që të ruajë baraspeshën, është bërë hit në internet.

Mediat lokale kanë njoftuar se Roman Kaspar, i ekipit nga liga e dytë çeke HC Klasterce, ka pranuar se kishte pirë tetë gota me rum dhe dy kanaçe birra, para se të fillonte ndeshja.
Përkundër gjendjes së tij, 24-vjeçari ka arritur të mbrojë disa goditje dhe skuadra e tij fitoi me rezultat 8-5 kundër rivalit Karlovy Vary.
“Mbaj mend që kam pirë dhe ndihesha shumë i lumtur për ndeshjen, të cilën e fituam... Gjëja tjetër që mbaj mend, është duke bërë fotografitë pas ndeshjes”.
“Çfarëdo të ketë ndodhur mes kësaj periudhe është e turbullt, por besoj se nuk kam qenë shumë keq, sepse kam mbrojtur disa gola”, ka deklaruar Kaspar.
Për një javë, videoja është shikuar afro 1.2 milionë herë në YouTube. 

No comments:

Post a Comment