Viktima Jusuf. R. në mbrëmje kishte dalur në çajtoren e fshatit dhe në një moment vëren se pas qafës ishte kafshuar nga një grenzë.
Ai njëherë ka ndjerë vetëm dhimbje dhe ka arritur që të largojë grenzën. Mirëpo, më vonë i është përkeqësuar gjendja dhe me vrap ka shkuar në shtëpinë e tij.
Nga dhimbja e madhe dhe alergjia nga grenzat ai menjëherë është dërguar në ambulancën në fshatin Çellopek, ku përkundër ndërhyrjes gjendja edhe më shumë i është përkeqësuar.
Rrugës për në Spitalin e Tetovës ai ndërroi jetë. Jusuf.R. ishte baba i një fëmije të mitur dhe një punëtorë i dalluar i fshatit.
No comments:
Post a Comment