Një mashkull nga Kansasi doli nga shtëpia kur atë e kishte kapluar zjarri, mirëpo u kthye sërish brenda për të shpëtuar ‘Xbox-in’.
Televizioni ABC15 ka raportuar se ai kishte ikur nga shtëpia e kapluar nga flakët, porse më pas i është kujtuar se e ka harruar brenda video-lojën e tij, ashtu që është kthyer për ta marrë.
Aksioni i tij ka rezultuar i suksesshëm, por është dashur t’i jepej ndihma mjekësore për shkak të tymit.
Zjarri ka shkaktuar dëm prej 80.000 dollarësh, por sidoqoftë ai e shpëtoi ‘Xbox-in’.
No comments:
Post a Comment