Kanë kaluar më shumë se dy vite qëkurse është kapur dhe mandej vrarë Muammar Gaddafi, diktatori libian sundimi i të cilit u përcoll me varfëri të skajshme për popullin, vrasje dhe terror për katër dekada. Kur ish lideri u vra në mënyrën më të keqe, me një gyp uji në tetor të vitit 2011, vdekja e tij shënoi edhe fundit e luftës së përgjakshme në këtë vend ku bashkë me forcat e NATO-s u bë i mundur largimi i diktatorit. Horori i tmerrshëm i brutalitetit të tij u shfaq ngadalë, më shumë libanez që ende i frikësohen nga shpagimi i atyre të cilët vazhduan të jenë lojal ndaj liderit të tyre të ndjerë. Por, tani është bërë e mundur që të shpalosen fakte për shumicën e viktimave që Gaddafi ua shkatërroi jetën, përfshirë këtu qindra vajzave tinejxhere të cilat gjatë 42 vjetëve të tij ishin rrahur, dhunuar dhe ishin detyruar të jenë skllave të seksit të tij. Shumica e tyre ishin virgjine nga shkollat dhe universitete dhe ishin mbajtur të burgosura për vite në një strofkë të dizajnuar në mënyrë sekrete brenda Universitetit të Tripolit dhe brenda shumë pallateve të tij. Pas 26 muajve të largimit të tij, strofullat e Gadaffit – ku ai rregullisht ka dhunuar vajza të reja edhe nga mosha 14 vjeçe e tutje– ka mbetur e mbyllur. Por, sot interieri pa shije, ku koloneli brutalizoi viktimat e tij, mund të shihet në disa fotografi që kanë dalë nga një film dokumentar i BBC 4.
Brenda janë të vogla, në kate të vetme të paklasifikueshme, ku vajzat u detyruan të shikojnë filma pornografik për ti “edukuar” ato se si të trajtojnë Gadaffin. Madje edhe ato të cilët arritën që të shpëtojnë gjithmonë u shmangën nga familjet fetare myslimane të cilat besonin se nderi i tyre familjar është njollosur. Kur trupi i diktatorit ishte zvarritur nëpër rrugë nga turma, pak orë pasi ai ishte rrahur dhe goditur në kokë, kuvendi në tranzicion i qeverisë me nguti i kishte larguar shpejt shenjat e seksit në dhomat e nëndheshme. Ata ishin frikësuar që përmbajtja e këtyre dhomave të Gadaffit dhe stili i jetës së tij do të tmerronte botën perëndimore dhe kjo do të kishte pasoja për Libinë. Njëra nga dhomat kishte më shumë se një krevat çift, që ndriçohej nga një llambë ngjyrë portokalli. Ishte një dekor i viteve 1970 me xhakuzi të ndotur – të gjitha të lëna ashtu sikurse i kishte përdorur për herë të fundit Gaddafi – që japin një ajër me plot baktere e që të tmerron. Mirëpo, edhe më të tmerrshme janë suitat e klinikave gjinekologjike në dhomat fqinje. Aty janë krevatet me yzengji pranë një tavolinë të ngarkuar me instrumente kirurgjike, ku viktimat e reja të Gadaffit ishin ekzaminuar që mos të kenë sëmundje seksualisht të transmetueshme. Aty, ato ishin detyruar të abortojnë nëse do të mbeteshin shtatzënë. Ato, megjithatë, ishin disa me fat. Të tjerat, viktimat më moshë të re ishin abuzuar duke i lënë nëpër parkingje të makinave apo afër plehrave e të cilat më vonë kanë vdekur. Modus operandi i Gaddafit ishte për të bërë udhëtime me shkolla dhe universitete ku studentet ishin të ftuara nëpër ligjërata të tij. Përderisa ai fliste para publikut të heshtur, ai do të mund të zgjidhte në qetësi vajzën atraktive për dhomën e tij. Para se të largohej ai do të përkëdhelte ato të cilat i kishte “zgjedhur” në kokë. Brenda orës, rojet e tij privat do të kapnin ato të zgjedhurat dhe do t’i kidnaponin. Nëse familjet e tyre i kanë ruajtur nga kthetrat e Gaddafit, ata janë vrarë. Një mësuese në një shkollë të Tripolit ka treguar se si të gjitha vajzat ishin të reja. “Disa nga ato ishin vetëm 14 vjet”, tha ajo. “Ata thjesht merrnin vajzën që e dëshironin. Ata nuk kishin ndërgjegje, nuk kishin moral, asnjë një pikë mëshire edhe pse ato ishin fëmijë”. Një nënë, vajza e së cilës ishte studente, thotë se komuniteti rreth Universitetit të Tripolit ka jetuar në frikë kur një vizitë e kolonelit ishte paralajmëruar. “Vajzat që ai i donte do të rrethoheshin dhe do të dërgoheshin tek ai”, thotë mësuesja. “Një vetëm zhdukej dhe ata nuk e gjenin më, pavarësisht se vëllezërit dhe babai i saj e kërkonin. Një tjetër ishte gjetur tre muaj më vonë, e prerë, e dhunuar dhe e shtrirë si e vdekur në mes të parkut. Ajo ishte lënë aty për të vdekur”.
Madje edhe sot, libianet frikësohen për të folur hapur për grabitjet e Gadaffit, duke ju frikësuar represalies nga ish ithtarët e tij. Mirëpo një grua – e cila ishte dhunuar vazhdimisht nga despoti për shtatë vjet nga mosha 17 vjeç – ka folur në kushte anonimiteti se si ishte terrorizuar dhe abuzuar. Ajo ishte zgjedhur për t’u njoftuar me kolonelin në një banket ku ai kishte udhëtuar me shkollën e saj në qytetin e lindjes Sirte në brigjet e Mediteranit, afër 450 km në lindje Tripoli. Kur asaj i ishte përdhelur koka, me një gjest prindëror, ajo kishte menduar se e ka kënaqur burrin që ajo dhe libianet e tjera ishin detyruar ta shoqëronin “në udhëtimin e tij”. Ditën tjetër tri gra të veshura me uniformë ushtarake kishin ardhur për t’ju treguar prindërve të saj se ajo duhet të jetë prezent më shumë me pasueset e saj. Në vend të kësaj ajo ishte dërguar me një shpejtësi në qilarin e Gadaffit. Njëherë, ai i kishte bërtitur ushtares femër: “Bëje sa më shpejt gati”. Vajza ishte zhveshur, i ishte bërë testi i gjakut dhe ishte rruar e tëra por jo edhe koka. Ajo ishte veshur me veshje të brendshme seksi, me një fustan të shkurtër dhe kishte bërë makijazh në fytyrë. Kur ajo ishte parë në dhomën e Gadaffit, për tmerrin e saj ai ishte i shtrirë i zhveshur në krevatin e saj. Kur ajo është përpjekur të largohet, gratë ushtare e kanë kapur atë dhe e kanë gjuajtur në krevatin e tij. Ajo ishte dhunuar vazhdimisht për shtatë vite sa kishte mbetur e kapur, por kishte shpëtuar pasi që një derë kishte mbetur e pa mbyllur aksidentalisht. Me kokainë dhe alkool – gjithmonë viagra – Gadaffi e ka abuzuar atë tmerrshëm. “Kurrë nuk do ta harrojë herën e parë, atë moment”, thotë ajo. “Ai ma dhunoi trupin tim dhe ma shpoi shpirtin tim si me një thikë. Ai gjak nuk del kurrë më”. Producentëve të dokumentarit i ka marrë kohë muaj të tërë për të lejuar që ata të kenë hyrje dhe informata për dhomat sekrete të Gadaffit sepse Libia ende mbetet një vend ku ka burokraci sekrete. Mirëpo, ata po ashtu kanë treguar se Gadaffi ka filluar të “punësoj vrasës” nga Havana për ta çliruar atë nga armiqtë rreth e rreth botës. Në një intervistë sekrete nga Kuba, ish agjenti i CIA –së Frank Terpil thoshte: Mund të them se ishte një Kompani Vrasëse ….të punësuar për të vrarë. Gadaffi ka menduar që askush nga ata që ishin disident duhej të eliminoheshin, madje ai ka pasur kontrata me një grumbull njerëzish në Londër”. Ai gjithmonë i ka ruajtur trupat e këtyre të vrarëve në frigoriferëve të Libisë kështu që rregullisht i ka parë ata. Nëse Gadaffi ishte i çmendur pas pushtetet, ai ishte edhe paranojak. Një kirurg plastik brazilian e kishte parë veten të shoqëruar brenda një bunkeri në Tripoli në mes të natës në mënyrë që të largoi dhjamë nga beli i Gadaffit dhe të injektoj në fytyrën e tij të rrudhur. Pavarësisht dhimbjes, Gadaffi kishte refuzuar të merr anestezion, duke pasur frikë se ai do të helmohet – dhe dëshironte që kështu të jetë në alarm. Në gjysmë të operacionit, ai e kishte ndaluar për të ngrenë një hamburger. Ai po ashtu krijoi një skuadër elite me roje – të gjitha gra – me të cilat ai zakonisht i përdorte për seks dhe i detyronte që të shikonin ekzekutimet barbare të tij. Për dekada, Gadaffi ishte rrethuar me këto gra të reja dhe të bukura. Të veshura me uniforma ushtarake, me thonj me manikyr dhe me flokë të prera bukur, ato ishin përzierje e të bukurës me alltia në brez. Mirëpo ato ishin më shumë se prostituta të shfrytëzuara nga Gaddffit dhe familja e tij. Të njohura me emrin “Haris al-Has” – rojet private femra të tij – gjithmonë ishin të detyruara të bashkoheshin më të në çadrën e tij. Njëra prej tyre, e cila e pranon se ajo e kishte “adhuruar atë njëherë”, ka treguar trajtimin e tmerrshëm në të cilat ato është dashur të kalojnë. “Njëherë, herët në mëngjes, në ora 2 të pas mesnatës, ne u dërguam më një korridor të mbyllur”, thotë ajo. “Ne ishim dëshmitare të vrasjes së 17 studenteve. Ne nuk guxonim të bërtisnim. Ne ishim aty për të festuar dhe gëzuar. Të aktrojmë që ishim të gëzuara nga kjo pamje. Në brendësi qaja. Ata i qëlluan ato, një nga një”. Sipas një psikologe nga Bengazi me emrin Segam Sergewa, e cila ka intervistuar disa vajzat për Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve, ka afër 400 anëtare të kësaj skuadre që kanë shërbyer me vite për Gadaffin. “Një model është ndjekur për tregimet e tyre”, thotë ajo. “Gratë së pari do të dhunoheshin nga diktatori mandej nga të tjerët, sikurse objektet që përdorim, njëherë nga djemtë e tij dhe ndonjëherë edhe nga zyrtarët e lartë për abuzime të më shumta. Në një rast një vajzë 18 vjeçe thotë se ajo ishte dhunuar para syve të babait të saj. Ajo i ishte lutur babait të saj të shqetësuar që të shikonte në anën tjetër. Shumë viktima thonë se ato bënin vetëvrasje. Pa dyshim ishin ata që ja merrnin shpirtin atyre”. Ka fakte po ashtu që skuadra të djemve janë dërguar në çerdhet e Gadaffit për seks, ku edhe ata janë abuzuar. Ish shefi i portofolit Nuri Al Mismari, i cili ishte në anën e Gadaffit për 40 vite shton: Ai ishte një i sëmurë pas seksit. Me djem të ri po ashtu. Ai kishte djemtë e tij. Ata zakonisht quheshin “grupet e shërbimit”. Të gjithë ishin djem dhe roje … një harem për kënaqësitë e tij”. Një nga pak libanezët të cilët janë të përgatitur të flasin me emër për tmerret e Gaddafit që është e infiltruar me njerëzit e tij është Baha Kikhia, e veja e ish ministrit të jashtëm të Libisë me të cilin Gadaffi ka pasur një lidhje jomiqësore. Kur burri i saj ishte zhdukur një mbrëmje, ajo ishte konfrontuar me Gaddafin për vendndodhjen e tij. Koloneli kishte insistuar se ai do të ishte gjallë, por, për terrorin e Bahas, trupi i tij ishte një nga shumë trupa të tjerë të zbuluar në frigorifer pas rënies se regjimit. “Ai dëshironte ti mbante viktimat e tij në frigorifer, t’i shikonte ato disa herë”, thotë ajo duke dënesur. “Ai do ti vizitonte viktimat e tij. Ishte të themi për të si një lloj suveniri i tij për masakrat. Diçka që ai do t’i shikonte dhe prekte për t’i rikujtuar atij plotfuqishmërinë e tij. Disa nga ato kanë qëndruar aty për 25 vite”. Populli libanez gjithmonë e njeh Gaddafin si të dhunshëm dhe të dhunshëm, por ishin në gjendje ta njohin atë vetëm pas akuzave për krim pas bombardimit në Lockerbie më 21 dhjetor, 1988 – në të cilin sulm 270 amerikan dhe britanik humbën jetën kur Libia bombardoi avionin civil Pan Am me të cilin ata po udhëtonin – ku perëndimi ishte bërë gati për aksion. Sanksione strike ishin aplikuar nga Amerika, edhe pse sipas Gwenyth Todd, ish drejtor i Këshillit Kombëtarë të Sigurisë për Libi në Shtëpinë e Bardhë, liderët perëndimorë – përfshirë zyrtarin britanik pastaj kryeministrin Tony Blair – kërkonin që të rishikojnë reputacionin e Gaddafit. Në vitin 2001, libanezi Abdelbaset Ali Mohmed Al Megrahi ishte dënuar për bombardimet në Lockerbie dhe ishte dënuar me vdekje. Por, tetë vite më vonë, i sëmurë seriozisht me kancer, ai ishte liruar në mënyrë kontroverse nga sistemi legal skocez për shkak të sëmundjes – edhe pse shumë njerëz përfshirë Jim Swire, njëri nga baballarëve e viktimave, thekson se ai nuk ishte fajtor për bombardimet. Filmi dokumentar i BBC4 po ashtu tregon se aeroplani i Lockerbie ishte një nga ata që Gaddafi i hodhi në erë. Ali Aujali, ish ambasador i Libisë në Washinton, insiston se Gaddafi ishte përgjegjës edhe për rrëzimin e një aeroplani civil më 1992 në përvjetorin e katër të Lockerbie, duke vrarë 157 civil në bordin e tij. “Gadaffi rrëzoi një avion libanez për të dërguar një mesazh botës që sanksionet i kanë lënduar jetën libanezëve”, tha Aujali. “Ishte kjo mënyra e tij për t’i treguar botës se si sanksionet po ndikonin në jetën normale në Libi – duke bërë që kinse aeroplani është rrëzuar pasi që ka pasur nevojë për disa pjesë që nuk ka qenë në gjendje t’i siguroi për të. Kjo ishte një vepër e 100 për qind e Gaddafit”. Dokumentari i quajtur “Mad Dog – Gaddafi’s Secret World” , do të transmetohet në BBC 4 më 3 shkurt të këtij viti.
No comments:
Post a Comment