Cristiano Ronaldo u shtri përtoke pas një ndërhyrje nga Pepe. Mbrojtësi agresiv e goditi padashje në këmbë bashkëkombasin e tij duke i shkaktuar dhimbje. Menjëherë ka reaguar stafi mjekësor të cilët kanë vendosur që Ronaldo të ndërprejë stërvitjet. Megjithatë në raportet e para duket se nuk bëhet fjalë për një lëndim serioz. Ancelotti ka biseduar pak minuta me Pepen të cilin e ka këshilluar që të jetë më i qetë në stërvitje.
No comments:
Post a Comment