Helmi i akrepave australianë mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes, sepse lejon identifikimin e marrësve të dhimbjeve tek qëniet njerëzore.
Zbulimi është bërë nga studiuesit e Universitetit të Kuinslendit, që kanë kapur 1500 akrepa australianë të llojeve të ndryshme deri më sot të pazbuluar dhe u kanë nxjerrë helmin.
Studiuesit, të drejtuar nga profesori Bryan Fry, kanë përcaktuar përbërjen kimike të të gjitha llojeve të helmeve, disa prej të cilëve kanë rezultuar unikë si strukturë dhe sekuencë. Helmi i secilit lloj ka nga 300 në 400 kombinime molekulash dhe secila vepron në mënyrë të ndryshme.
“Duke qenë se kanë mbetur të izoluar në Australi për shumë kohë, helmet e tyre janë shumë ndryshe nga ato të arkepave në vende të tjera të botës dhe përbëjnë bio-burime shumë të reja”, ka deklaruar profesor Bryan Fry.
No comments:
Post a Comment