48 shqiptarë u ndaluan nga policia franceze pasi tentuan që në frigorifer të udhëtonin drejt Britanisë së Madhe. Ata u ndaluan gjatë një kontrolli rutinë në terminalin ‘Channel Tunnel’ në veri të Francës. Sipas ‘Huffingtonpost’ në frigoriferin e ngrirë ishin 41 meshkuj dhe shtatë femra dhe kishin shëndet të mirë. Tre nga ta besohet se janë të mitur. Ata u janë dorëzuar autoriteteve franceze ndërsa shoferi i kamionit u arrestua nga policia.
No comments:
Post a Comment