Si pasojë e rënies së një autobusi në një kanion, afër qytetit Avellino, në jug të Italisë, mbrëmë është raportuar për të paktën 38 persona të vdekur dhe 10 të lënduar, disa prej të cilëve në gjendje kritike.
Autobusi me 50 udhëtarë doli nga rruga derisa po udhëtonte mbi një urë, në autostradën A116, dhe ra në një kanion afro 30 metra të thellë. Para rrëshqitjes në kanion, autobusi goditi disa vetura të afërta.
Shpëtimtarë të shumtë morën pjesë në nxjerrjen e udhëtarëve nga autobusi, i cili ra në një vend me qasje të vështirë.
Sipas mediave italiane, në autobus kishte dhe fëmijë, dhe se në mesin e të vdekurve është edhe shoferi i tij.
No comments:
Post a Comment