Tash e tutje edhe dyert e veturës dhe të shtëpisë mund t’i mbyllni nëpërmjet një aplikacioni të telefonit që quhet «August Smart Lock». Këtë mund ta bëni me anë të një telefoni «smartphone», apo online.
Firma e njohur „August“, e cila është themeluar nga Yves Behar dhe Jason Johnson, ka njoftuar se ka shpikur një pajisje për mbylljen dhe hapjen e dyerve pa përdorimin e çelësave.
Sistemi i derës së hyrjes lidhet me «smartphonin» tuaj nëpërmjet Bluetooth.
Sistemi i derës së hyrjes lidhet me «smartphonin» tuaj nëpërmjet Bluetooth.
Sistemi punon me katër bateri AA që mund të zbrazen pas rreth gjashtë muajve, kur edhe mund të hapet përsëri me çelës.
Duke përdorur aplikacionin në fjalë me IOS ose Android do të keni mundësinë për të lejuar kë të doni në banesën tuaj.
«August Smart Lock» mund ta gjeni në treg këtë vit me një çmim prej 199 dollarësh.
No comments:
Post a Comment