ads

Thursday, January 30, 2014

Reali vetë, sa Barca e Bayerni bashkë!

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART














Real Madridi padyshim që është aktualisht njëra nga skuadrat më të forta në Evropë. Por për të ndërtuar këtë skuadër që ka tani, Reali ka shpenzuar më shumë para se sa Barcelona e Bayern Munchen bashkë. Reali ka shpenzuar 536 milion euro për të ndërtuar skuadrën aktuale. Barcelona ka shpenzuar shumë më pak për skuadrën që ka duke derdhur 237 milion euro. Bayerni për të bërë superfuqinë që ka tani, ka shpenzuar 233 milion euro. Në Angli, City është skuadra që ka shpenzuar më së shumti duke paguar 435 milion euro për këtë skuadër që ka. Në vendin e dytë është Man United me 394 milion, para Chelseat, Tottenhamit, Arsenalit e Liverpoolit. Juventusi është skuadra që ka shpenzuar më shumë në Itali me 213 milion euro, para Interit, Napolit e Romës. PSG sigurisht që është në vendin e parë për shpenzime në Francë duke paguar 365 milion euro për këtë skuadër, para Monacos me 204 milion euro. Këtu llogariten të gjitha lëvizjet, blerjet dhe shitjet e lojtarëve duke llogaritur vlerat e tyre.

No comments:

Post a Comment