ads

Tuesday, January 28, 2014

Dashuria e vërtetë ekziston?! (Video)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART















Dashuria e vërtetë ekziston?! (Video)

Një grua amerikane e ka lënë jetën e saj me argëtimin dhe stilin e jetës së Kalifornisë për t’u bërë një grua tradicionale në një fshat të Indisë. Adriana Peral e braktisi jetën e saj për të shkuar në një kontinent tjetër, për t’u martuar me një djalë të ri, pasi që kishte rënë në dashuri më të në Facebook.

Brenda disa muajve, 41-vjeçarja ishte martuar me Mukesh Kumar, 25 vjeç, dhe kishte filluar rolin e saj të ri të shtëpiakes, duke fshirë, duke gatuar në kuzhinë, duke pastruar dhe duke jetuar në baltën e fermës së familjes së saj të re në fshatin Haryana të Indisë, transmeton Shekulli.
Është një stil krejtësisht tjetër, nga ai që Adriana e kishte jetuar në Kaliforni, duke shkuar nëpër klube nate, në palestër dhe për të dalë në shoping me vajzën e saj Lucy. Por, pavarësisht ndryshimit radikal të jetës së saj, ajo insiston se është më e lumtur së kurrë.
“Më pëlqen jeta këtu me Mukesh, nuk do ta ndryshoja atë me asgjë në botë”, deklaron ish-recepsionistja e një qendre të akupunkturës.
Znj. Kumar pranon se ka pasur shumë lidhje në të kaluarën në SHBA, por ajo asnjëherë nuk e kishte gjetur dashurinë e vërtetë. Ajo kishte filluar që të bisedonte me Mukeshin në rrjetin social, kur ai ishte 17 vjeç. Një ditë ai i kishte kërkuar asaj që të shkonte në Indi.
“Mukesh ma deklaroi dashurinë me telefon. Nuk dija si të reagoja, por e di që në fillim qesha. Por, pasi biseduam më shumë, e kuptova që ai ishte serioz. Dhe mendova se, nëse ai dëshiron ta fitojë zemrën time, unë do të martohem më të. Ne folëm kështu për rreth tri javë dhe gjatë kësaj kohe vendosa të shkoja në Indi dhe të jem më të”, ka treguar ajo.
Adriana, e cila ishte emigrante e Meksikës në SHBA, tregon: “Kur udhëtova vendosa t’u tregoj të gjithëve dhe u thashë se kam vendosur që të zhvendosem në Indi, ata u shokuan. Vajza ime qante. Ajo ishte e shqetësuar se mos më ndodhte diçka keqe. Ajo tha se India është një vend i pasigurt për gratë. U desh kohë që ta siguroj se gjithçka do të shkonte në rregull. Disa shokë mendonin se Mukesh ishte një njeri që nuk ekziston, një keqpërdorues i online që realisht nuk ekziston. Nuk mund ta përshkruaj dot momentin kur më në fund e pashë atë kur arrita në aeroportin ‘Indira Gandhi’, më në fund kisha besim”.
Ajo e pranon se nuk ishte e përgatitur për kulturën dhe përvojën që do ta përjetonte më vonë. Shtëpia e saj e re ishte një shtëpi fshati, pa shumë kushte. Nuk kishte makina, por kishte qerre me rrota që tërhiqej nga një ka. Adriana thotë se, e ka pasur të vështirë të përshtatet me jetesën, pasi nuk kishte privatësi, sepse gjithë kohën jetonte me lopët. Ajo tregon se larja nuk bëhej me dush, por me kova dhe tualeti ishte në mes të oborrit. Por, ajo thotë se i pranon të gjitha dhe ndjehet mjaft e lumtur sepse ka gjetur dashurinë e vërtetë.

No comments:

Post a Comment