ads

Friday, January 31, 2014

I bie të fiktë në 12 mijë metra lartësi (Video)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART











Një parashutist ka humbur vetëdijen menjëherë pasi ishte lëshuar nga aeroplani në 12,500 metra lartësi.
Parashutisti me përvojë, James Lee, 25, ishte goditur prapa kokës nga një parashutist tjetër dhe i kishe rënë të fiktë, pak sekonda pasi kishte kërcyer në Wiltshire të Britanisë së Madhe.
Ai i shpëtoi vdekjes së sigurtë nga dy parashutistë tjerë, të cilët e kishin parë se çfarë ndodhi me të. Ata në “qiell” e kanë kapur Leen pa ndenja dhe nuk e kanë lëshuar derisa kanë aterruar në tokë.
Në këtë video, që është incizuar nga kamera që kishte vendosur ai në kokë, shfaqë të tjerët parashutistë duke bërë shenja për ta parë nëse ai ishte OK para se ta kuptonin se ai nuk është në rregull dhe menjëherë vepruan për të shpëtuar jetën e tij, transmeton Koha.net.
Lees iu kthye vetëdija pasi me siguri të plotë u lëshua në tokë, por posa i doli “gjumi” atij nuk i kujtohej asgjë se çfarë kishte ndodhur.
Ai tha: “Me këtë punë merrem për pesë vjet dhe kjo është hera e parë që kërcej nga lartësia 1 mijë metra. Me mua ishin 12 njerëz tjerë, të cilët kërcyen pak sekonda pasi u hodhëm ne”.
“Njëri nga parashutistët që kërceu nga dera erdhi me jostabilitet dhe rrotullohej”. Ato që kishte parë në videon që ishte incizuar nuk i kujtoheshin por i komentoi dhe tha se të tjerët filluan të bëjnë shenja bazike me duar, të cilat ua mësojnë studentëve për të parë nëse trupi është në rregull, por ata e panë që unë nuk u përgjigjesha thirrjeve të tyre”.
“Ata më mbajtën dhe derisa ndalën përmbysjen e trupit tim, ne u afruam në lartësinë ku duhej të ndaheshim si grup për të lëshuar parashtutët”.
“Jam shumë i lumtur që gjithçka shkoi mirë. Kjo nuk është diçka me të cilën jemi mësuar dhe ishte shumë e pazakonshme. Mendoj se nëna dhe e dashura ime janë më të qetësuara se unë”.

Si të mposhtësh frikën nga lartësia (Video)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART















Një video e publikuar në internet shfaq një mashkull dhe një femër të cilët ecin mbi një oxhak të lartë 110 metra.
Xhirimi është bërë në Pragë të Republikës Çeke dhe dy protagonistët i bëjnë ballë edhe erës për këtë veprim të rrezikshëm.
Krahas videos së publikuar në YouTube, shkruan: “Një nga metodat për të shëruar akrofobinë (frikën nga lartësia)”.

Helmi i akrepave lehtëson dhimbjen

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART















Helmi i akrepave australianë mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes, sepse lejon identifikimin e marrësve të dhimbjeve tek qëniet njerëzore. 
Zbulimi është bërë nga studiuesit e Universitetit të Kuinslendit, që kanë kapur 1500 akrepa australianë të llojeve të ndryshme deri më sot të pazbuluar dhe u kanë nxjerrë helmin.
Studiuesit, të drejtuar nga profesori Bryan Fry, kanë përcaktuar përbërjen kimike të të gjitha llojeve të helmeve, disa prej të cilëve kanë rezultuar unikë si strukturë dhe sekuencë. Helmi i secilit lloj ka nga 300 në 400 kombinime molekulash dhe secila vepron në mënyrë të ndryshme.
“Duke qenë se kanë mbetur të izoluar në Australi për shumë kohë, helmet e tyre janë shumë ndryshe nga ato të arkepave në vende të tjera të botës dhe përbëjnë bio-burime shumë të reja”, ka deklaruar profesor Bryan Fry.

Ledri i kthehet muzikës, videoklipi lansohet të shtunën

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART














Ledri i kthehet muzikës, videoklipi lansohet të shtunën
Reperi ikonik shqiptar, Ledri Vula, ka vendosur t’i kthehet muzikës dhe atë jo më larg se nesër (të shtunën).
Ishte së pari Ledri ai që me një fotografi mjaft interesante në Instagram dhe mjaft të errët aludoi në një rikthim me mbishkrime si: “Mungesa ime vrehet më shumë se sa prezenca jote”.

Përsëri Ledri Vula ishte ai që në Twitter postoi një ‘tweet’ me datën 01.02.2014 me aludimin se do t’i kthehet muzikës.

Në fakt, kjo është ditëlindja e nënës së tij, Xheraldinës, por kjo duket se nuk është e tëra.


Telegrafi ka mësuar nga burimet e sigurta se Ledri Vula do t’i rikthehet muzikës pikërisht nesër më 1 shkurt.
Po ashtu mësojmë se Ledri këtë do ta bëjë me një videoklip të ri, të cilin ai e ka xhiruar në Amerikë, e ku protagoniste është edhe supermodelja Anxhela Martini. Kjo e fundit po qëndron në vendin tonë.
Se diçka po ndodh mes Ledrit dhe Anxhela Martinit u tregua edhe në Twitter, kur ai i ka shkruar publikisht në gjuhën angleze: “Të kam kërkuar ty”, kurse Anxhela e ktheu postimin me “Unë po të pres”. Kjo flet më shumë për atë që po ndodh mes dy yjeve.
Këto janë detajet e rikthimit sensacional të reperit të paralajmëruar për të shtunën, por mbetet të shihet gjatë ditës së nesërme se çfarë do të ndodhë.
Një gjë është e sigurtë – Telegrafi kishte raportuar një vit më parë për planet e Ledrit për t’u rikthyer në muzikë (të kontestuara nga disa media), por që tani si duket këto plane po konkretizohen dhe se reperi po e mendon edhe një herë shpërthimin dhe shtrirjen e autoritetit si një prej reperëve më të mëdhenj që prej pas-luftës.

Tregon veten duke ngrënë, fiton 82 mijë euro në vit (Video)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART














Tregon veten duke ngrënë, fiton 82 mijë euro në vit (Video)

Një femër jugkoreane, e njohur si Diva, fiton rreth 6.800 euro në muaj duke e xhiruar veten teksa han ushqim dhe shfaqet online nga tre orë në ditë.

Park Seo-yeon e ka braktisur punën si këshilltare në një kompani, për ta përqendruar të gjithë energjinë në ushqimet ditore përpara kamerës.
Dhjetëra mijëra njerëz e përcjellin atë çdo ditë duke ngrënë ushqim të bollshëm në një banesë në Seul.
“Njerëzve u pëlqen kënaqësia e të ngrënit kur nuk mund të hanë kaq shumë ushqim ose nuk mund të gjejnë ushqim natën ose janë në dietë”.
“Vetmia është një tjetër faktor vendimtar. Shou shkakton vartësi, sepse mund të komunikosh me mijëra njerëz nga shtëpia”, ka deklaruar Park për Reuters

Stresi me klip të ri për Shën Valentin (FOTO-LAJM)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART













Stresi pritet të publikojë për Shën Valentin klipin e tij më të ri me rastin e festës së të dashuruarve. Në një foto të postuar në Instagram Stresishfaqet i veshur me një kostum të zi, ndërkohë që pranë tij është një vajzë e veshur mefustan të kuq.

"Video e re, gati më 14 shkurt", ka shkruar reperi në diçiturën e fotos.

Kjo nuk është skenë dokumentari (VIDEO-FOTO)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TE KATRORI ME LART















Ross Kemp ka kaluar një moment jo të mirë përballë disa rebelëve në Papua Guinea e Re. Ish-ylli i “EastEnders” dhe ekipi i tij shkuan në xhungël afër qytetit Hagan për të intervistuar “Gjeneralin”, liderin e një grupi plaçkitësish, të cilët terrorizonin banorët. 

Por ekspedita e tij mund të kishte përfunduar në tragjedi kur tre persona të armatosur shfaqen dhe i drejtuan armët Kempit. 
Por aktori nuk ishte në dijeni se ajo çka po i ndodhte nuk ishte pjesë e filmave të tij por e vertete. 

“Do të më vrasësh? Askush nuk guxon të më vrasë mua!” iu drejtohet ai rebeleve. Momentet e jashtëzakonshme janë realizuar në shtetin e dhunshëm teksa ai po filmonte dokumentarin e tij “Extreme World 3”. 

Imazhe tronditëse të mbytjes së anijes, shpëtojnë turistët (VIDEO-FOTO)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART















Imazhe tronditëse janë publikuar nga disa media të huaja të mbytjes së anijes "Aladdin" në brigjet e Tajlandës. Pasagjerët e këtij udhëtimi fatkeq notojnë dëshpërimisht për të mbijetuar, se si disa nën panik klithin "ndihmë" dhe të tjerë përpiqen të shpëtojnë duke u ngjitur në litarët e anijes tjetër.

Në një moment, dallgët dërgojnë nën ujë disa turistë, të cilët i duhet të luftojnë me të gjithë forcën e tyre për të dalë sërish në sipërfaqe. Pavarësisht këtyre momenteve dramatike, mrekullisht të 13 turistët e ndodhur në "Aladdin" arritën të shpëtonin. Video u regjistrua nga një tjetër mjet lundrimi, që erdhi për të asistuar turistët, pasi kapiteni i tyre lëshoi sinjalin "S.O.S".

Për dy ditë, gati 23 milion shikime (VIDEO)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART














Reklama që kompania e birrave, ‘Budweiser’ ka vendosur ta shfaqë gjatë natës së “Super Bowl”, ndeshja që e përcakton kampionin në futbollin amerikan, po pëlqehet tejmase nëpër rrjete sociale. Vetëm në kanalin e kësaj kompanie në youtube, video e postuar para dy ditësh është shikuar nga 23 milionë veta, në të gjithë botën. Reklama bën fjalë për miqësinë në mes të një qenushi dhe një kali ‘Clydesdale’. Shikoni reklamën dhe kënaquni me një nga realizimet më të mira deri më tash në fushën e marketingut. 

Sulltan Sulejmani kërcënohet me jetë nga ekstremistët turq

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART
















Ndërsa seriali ‘’Sulltan Sulejmani’’ merr përmasa të mëdha të shikueshmërisë, jeta e vërtetë e aktorit në rolin kryesor dhe e producentëve filmikë bëhet gjithnjë e më e vështirë për shkak të kërcënimeve me jetë që marrin nga ekstremistët turq.
Thuhet se në këtë serial sulltani përshkruhet si një person aventurier që gjithmonë shkon pas femrave dhe alkoolit dhe nuk merret me punët e vendit. Megjithatë, Haliti ka treguar se nuk ka aspak frikë nga kërcënimet, pasi secili kërcënim tregon se seriali është shumë i ndjekur, ndërsa krahas asaj, ai gjithmonë ka sigurim të lartë gjatë xhirimeve e jashtë tyre,transmeton panorama plus.
Pas tij gjithmonë janë rreth 10 persona të sigurimit. Për ndalimin e transmetimit të serialit u dakordua dhe një pjesë e qeverisë turke, pasi thuhej se seriali e turpëron historinë e tyre, pasi popullariteti i serialit u përhap në Europë e Azi, madje edhe në Arabinë Saudite që njihet si vend kontrovers, gjë që hutoi edhe Kryeministrin Erdogan.

Real Madrid prezanton stadiumin e ëndrrave

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART














Real Madrid prezanton Santiago Bernabeu-n e ri. Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez prezantoi projektin për ndërtimin e stadiumit të ri, i cili sipas tij do të jetë stadiumi më i mirë në botë. “Ka ardhur momenti që të përballemi me një tjetër sfidë. Duam që ky stadium të jetë stadiumi më i mirë në botë”- tha numri një i merengues. 






Thursday, January 30, 2014

NJERËZ NË KAFAZ, KËSHTU DUKEN BURGJET NË EL SALVADOR (FOTO)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART

















Fotografi i njohur me emrin Glies Clarke zbuloi një të vërtetë rreth sistemit të një burgu të huaj, që do tua bëjë stomakun tuaj të ndihet keq. Ky burg i cili ndodhet në El Salvador, i trajton gangsterët e tyre sikur janë kafshë, duke i futur të gjithë ata në një kafaz të vetëm. Për rojet e burgut, këta njerëz nuk janë më të mirë se qentë. Serinë e tij të fotografive ai e ka quajtur “Kafazi në El Salvador,” dhe ai aty të vë në dukje kushtet tmerruese dhe çnjerëzore të këtyre të burgosurve, me të cilët ata përballën. Giles zbuloi këto kafaze të mbushura me të burgosur, në kohën kur ai ishte duke eksploruar një periferi të izoluar. Këto kushte jo njerëzore, ishin neveritëse, sepse nuk kishte rëndësi se çfarë lloje kriminelësh ishin aty. Është tmerruese të mendosh, se ka një vend kështu diku në botë, ku njerëzit trajtohen në këtë mënyrë. 

FORCAT SPECIALE TURKE KUNDËR DERËS…. (VIDEO)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART













Forcat speciale turke mbetën të turpëruara kur gjatë një operacioni të zhvilluar u detyruan të tërhiqen përballë ‘kokëfortësisë’ së një dere të blinduar. Me gjithë përgatitjen fizike ata nuk mundën ta hapnin derën duke përdorur forcën, ndaj në fund u dorëzuan dhe trokitën në të. Gafa e sikletshme është kapur në një video e cila më pas është postuar në internet. 

Giroud ia ‘fut’ dorën nën brekë futbollistit

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART












Olivier Giroud është sulmuesi kryesor i Arsenalit. Reprezentuesi francez, në mungesë të ndonjë përforcimi të madh në repartin ofanziv të skuadrës së menaxherit Arsene Wenger, vazhdon të ketë rol kryesor në detyrën e shënimit të golave për gjigantin londinez. Giroud shënoi golin e barazimit 1:1 në ndeshjen në udhëtim te Southampton të martën, duel që përfundoi me rezultat 2:2. Mirëpo, përveç golit të bukur me thembër, sulmuesi francez ka zënë vend në tabloidet britanike edhe për diçka tjetër. Në rastin e golit të mesfushorit Santi Cazorla, i cili e përmbysi përkohësisht rezultatin në favor të mysafirëve, Giroud vrapoi pas tij dhe e futi dorën nën brekët e spanjollit. Qëllimisht apo rastësisht, vendosni vetë. 

Reali vetë, sa Barca e Bayerni bashkë!

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART














Real Madridi padyshim që është aktualisht njëra nga skuadrat më të forta në Evropë. Por për të ndërtuar këtë skuadër që ka tani, Reali ka shpenzuar më shumë para se sa Barcelona e Bayern Munchen bashkë. Reali ka shpenzuar 536 milion euro për të ndërtuar skuadrën aktuale. Barcelona ka shpenzuar shumë më pak për skuadrën që ka duke derdhur 237 milion euro. Bayerni për të bërë superfuqinë që ka tani, ka shpenzuar 233 milion euro. Në Angli, City është skuadra që ka shpenzuar më së shumti duke paguar 435 milion euro për këtë skuadër që ka. Në vendin e dytë është Man United me 394 milion, para Chelseat, Tottenhamit, Arsenalit e Liverpoolit. Juventusi është skuadra që ka shpenzuar më shumë në Itali me 213 milion euro, para Interit, Napolit e Romës. PSG sigurisht që është në vendin e parë për shpenzime në Francë duke paguar 365 milion euro për këtë skuadër, para Monacos me 204 milion euro. Këtu llogariten të gjitha lëvizjet, blerjet dhe shitjet e lojtarëve duke llogaritur vlerat e tyre.

Të prodhosh diamante nga eshtrat e të vdekurve

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART















Të proshosh diamante nga mbetjet mortore, substanca që mbeten pas djegies. Me këtë gjë merret kompania zvicerane “Algordanza” e cila ka tërhequr vëmendjen nëpër rrjetet sociale për shkak të biznesit të saj të veçantë. 

Shefi i “Algordanza” tha se ideja daton 10 vjet më parë. Rinaldo Willy thotë se, numri i klientëve është rritur tashmë dhe po përhapet biznesi i tyre në 24 vende rreth e rrotull të botës. Kompania çdo vit proceson hirin e rreth 800-900 njerëzve. Dhe pas procedimit dhe prodhimit që zgjat për 3 muaj, kthehet hiri në diamanteqë mund të paketohen në një kuti dekorative ose projektohet si një pjesë ultra moderne në bizhuteri. Shumica e atyre që porosisin diamante nga Algordanza janë të afërmit e tëvdekurve. Një diamant i tillë kushton ndërmjet 5.000 deri 22 mijë dollarë.

Një vajzë "mashtron vdekjen" (VIDEO LAJM)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART













Kjo video shokuese tregon se si një vajzë ka “mashtruarvdekjen”.

Pas grindjeve mes çiftit në një stacion trenivajza ka vendosur të largohet dhe hidhet në një vagon treni i cili ishte në lëvizje, por përfundoon poshtë tij. Por pasitreni ka kaluar vajza mrekullisht ngrihet në këmbë pasi fatmirësish është gjallë dhe pa lëndime serioze.

Ngjarja e cila e ka ndodhur në Australi dhe nuk ka patur pasoja fatale. Pas marrjes së trajtimit mjekësor vajza është larguar në po të njëjtën ditë nga spitali.

SHIKONE VIDEON: 
http://www.liveleak.com/view?i=40f_1390828858

Këta persona nuk kanë frikë nga vdekja (VIDEO)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART













Kjo nuk është mënyra më e mirë për të testuar frenat e një tanku po të marrësh parasysh pasojat që do të kishte mosfunksionimi i tyre. Një videoe publikuar së fundmi në internet tregon pamje të disa personave të veshur mekostume duke qëndruar në një rrugë, teksa pas tyre vjen me shpejtësi të madhe një tank.

Në momentin e fundit pasi afrohet këta persona, drejtuesi aktivizon frenat duke ndaluar tankun shumë pranë tyre.

Flamuri kombetar valëvitet në majën më të larte të Andeve (FOTO-LAJM)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART















Ish-kryeministri Berishavlerëson arritjen e alpinistëveshqiptarë të cilët për te paren here kanë valvitur flamurinshqiptar në Majen e Aconcaguas, maja me e larte eAndeve, ne 6962 metra mbi nivelin e detit.

Përmes rrjetit Facebook,Berisha shprehet se dy alpinistet Mateo Begeja dhe Florian Hackaj jane duke sakrifikuar qysh prej 18 ditesh jeten e tyre, larg shtepive e ne mot te veshtire, per te nderuar sportin, flamurin, kombin tone.

"Per fat te keq ne lartesine 6700 metra Florianit iu desh te kthehej per shkak te nje problem teknik, por Mateo vazhdoi ngjitjen heroike tejet te veshtire dhe arriti te ngreje flamurin shqiptar ne çatine e Andeve.Ky sukses i madh u arrit vetem 14 muaj pasi Mateo ne moshen 17 vjecare ngriti flamurin shqiptar ne çatine e botes, ne Everest, me rastin e 100-vjetorit te pavaresise se Shqiperise ne nje rast unikal qe te ngjiten babe e bir ne te njejten ekspedite." shkruan Berishaduke falenderuar alpinistet per suksesin e ri. 

Autobusi plot, faturinoja futet nga dritarja (VIDEO-FOTO)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART












Në disa vende si Kuba të përdorësh transportin publik është shumë e vështirë. Videoja më lart mund t`a dëshmojë më mirë këtë gjë.

Të detyruar nga kushtet, udhëtarët ngjeshen pas njëri-tjetrit ndërsa faturinos nganjëherë i duhet të futetnga dritarja.
NE QOFTSE NUK JU HAPET VIDEO ATEHER SHIKONE TEK KY LINKU:  http://www.liveleak.com/view?i=434_1389785367

Fëmija shpëton mrekullisht pasi vetura i kalon sipër (VIDEO LAJM)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART












Një video e publikuar në internet e cila vjen nga njëaksident rrugor në Brazil po bën xhiron e botës.

Bëhet fjalë për një aksidentautomobilistik i cili përfshin
edhe dy kalimtar. Një makinë godet një tjetër ndërsa ajo shkel nënën së bashku me djalin e saj, por të dy duket se shpetojnë mrekullisht, edhe psë nëna e djalit duket qartë se është lënduar.

Djali i vogël duket se futet krejtësisht nën makinë por ai ngrihet menjëherë në këmbë, dhe për të duket sikur asgjë nuk ka ndodhur. 

Frikë në makinë, elefanti sulmon turistët (VIDEO-FOTO)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART



















Dy turistë kaluan momente tmerri kur një elefant sulmoi makinën e tyre në Parkun Kruger në Afrikën e Jugut.Sarah Brooks dhe Jans de Klerknuk respektojnë distancën e sigurisë ndaj elefantit, edhe pse ky i fundit paralajmëroi duke rrahur shpesh veshët, që sipas specialistëve është shenjë që tregon zemërimin e tyre. 

Pavarësisht kësaj apo nga mungesa e përvojës, cifti i vizitorëve as ndaloi automjetindhe as u kthye pas, biles në një moment u përpoq të kalonte rrugën. Elefanti kthehet dhe i afrohet makinës. Për ciftin është tepër vonë largimi. Kafsha e stërmadhe nis të godasë automjetin duke e përmbysur atë jashtë rruge. U desh ndërhyrja e punonjësve të sigurisë që vranë elefantin për të shpëtuar jetën e dy turistëve. Sarah mbeti e plagosur lehtë në shpatull, ndërsa Jans de Klerk shpëtoi pa pasoja.

Zbulohet libri suedez kushtuar Skënderbeut

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART

















Zbulohet një libër i vjetër i cili flet për historinë e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbe. Ky libër është publikuar nga suedezi Ullmar Qvick.

Libri për Skënderbeun është botuar për herë të parë në vitin 1788 në gjuhën suedeze.

Libri mban titullin "Den store Castriotto af Albanien kallad Scanderbeg - Historia" (Kastrioti i Madh i Shqipërisë i quajtur Skanderbeg - Historia).

Ky është një ndër librat më të rrallë që është shkruar përGjergj Kastriotin.






Libër kushtuar historisë së Skëndërbeut është botuar edhe në gjuhën frënge dhe gjermane. 

Suedezi Ullmar Qvick që publikoi librin, njihet si një nga miqtë e popullit shqiptar. 

Wednesday, January 29, 2014

Pensionistja nuk e dinte se po kultivonte marijuanë

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART




Një pensioniste gjermane e cila është akuzuar për rritje të bimëve të marijuanës ka thënë se ka qenë një fqinj i saj ai që ia kishte dhënë bimën dhe nuk e kishte ditur që është kanabis.
Gruaja, e identifikuar si Christine W., 63-vjeçe, nga Halle, ka thënë në gjykatën Merseburg se finja e saj, Bernd E., ia kishte thënë atë si dhuratë në muajin maj të vitit May 2012.
“Fqinji ynë Bernd di shumë rreth ilaçet barishtore. Mendova se është lule mimoze”, citon gazeta gjermane “Bild” të ketë thënë pensionistja.
Bima, e cila është rritur në gati 2 metra që nga shtatori i 2012, është gjetur në një kosh plehrash gjatë një bastisje nga policia në shtëpinë e Christine. Ajo thotë se bima është dëmtuar dhe dërguar në atë pjesë si pasojë e një stuhie.
Gjykatësi është pajtuar se Christine me gjasë nuk e ka ditur se bima ishte marijuanë. Ajo dhe bashkëshorti i saj janë urdhëruar të paguajnë një gjobë prej 136 dollarësh, para që do të dhurohen për një grup i dedikuar për parandalimin e varësisë nga droga në mesin e të rinjve.
Fqinji, Bernd E., nëntorin e vitit 2012, ishte dënuar me 14 muaj burgim me kusht kur ishte zbuluar se po prodhonte drogë.

Deputetja me antiplumb në parlament (FOTO)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART















Një deputete e opozitës u fotografua dje në parlamentin ukrainas e veshur me një antiplumb. Lesya Orobyets kishte veshur jelek antiplumb të martën teksa kryeministri Mykola Azarov dha dorëheqjen pas trazirave të fundit të ndodhura në këtë Kiev. Presidenti i Ukrainës Viktor Yanukovych e pranoi dorëheqjen e kryeministrit dhe kabinetit të tij, gjest ky që deri më tani nuk i ka zbutur protestat anti-qeveritare. Mykola Azarov u ofrua të lërë postin e tij në krye të ekzekutivit me qëllimin që t’i hapet rruga gjetjes se një kompromisi social dhe politik. Lëvizja e Azarovit erdhi pas votimit me shumicë dërrmuese në parlament për shfuqizimin e ligjit të shumëdiskutuar kundër protestave. 

Rita Ora pa make-up (Foto)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART














Rita Ora njihet si njëra prej femrave më me stil në botën e ‘show-bizit’. Praktikisht, këngëtaresh kosovare i ka hije gjithçka vesh ajo. Për ta demonstruar këtë, 23 vjeçarja ka hequr dorë nga fustanat dhe grimi, për të konfirmuar se duket bukur edhe me bukurinë natyrale që e ka. Këngëtarja kosovare, e cila u injorua nga Rihanna në ndejat e fundit para ‘Grammy Awards 2014’, u shfaq në Beverly Hils me veshje sportive, pa grim, ndërsa mbante në kokë një kapelë. Rita dukej e buzëqeshur dhe duket se ribashkimi me të dashurin e saj, Calvin Harris, ia ka kthyer lumturinë. 

Ja plumbi që të shkatërron organet jetësore

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART














Një plumb i ri i dizenjuar për të “shkatërruar organet jetësore të njeriut” është prezantuar në Las Vegas dhe është prodhuar nga G2 Research në mënyrë që femrat të kenë mundësi të mbrojnë shtëpinë e tyre nga të panjohurit. Plumbi që quhet R.I.P (Radically Invasive Projectile) është konsideruar si “plumbi i vetëm që ju nevojitet”. I ideuar për t’u ndarë në 8 pjesë të vogla, plumbi “shpërthen” pasi hyn në trup duke prekur shumë organe dhe duke shkaktuar dëme fatale. Presidenti i G2 Research, Cliff Brown, thotë: “Doja të krijoja një plumb që funksionon ndaj atyre që hyjnë në shtëpi për të vjedhur apo për të sulmuar femrat e vetmuara. Kemi dëgjuar pafund histori të grave që mundohen të mbrojnë shtëpinë duke shtënë me armë ndaj keqbërësit 5-6 herë dhe sërish ai vazhdon t’i ndjekë. Doja të krijoja një plumb që mbaron punë me herën e parë.”

NOIZY LËSHON MJEKËR, STRESI DËSHIRON SEKS ME RIHANËN

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART














Dy reperët e njohur si dy rival të përbetuar gjithmonë bëjnë gjëra që të jenë në qendër të vëmendjes tek fansat e tyre. Noizy edhe përkundër asaj që gjithmonë mundohet të shfaqet i kuruar në publik, këtë rradhë si duket nuk i ka mjaftuar koha që të ruaj mjekrën e tij, duke postuar kështu edhe një foto e cila është komentuar shumë nga fansat e tij. Edhe pse një avanturier i madh, i përfolur për shumë romanca, rivali i tij Stresi kohëve të fundit mundohet t’ia kalojë disi. Por Stresi tashmë nuk dëshiron të fus në dorë femrat shqiptare, ai i’a ka vënë syrin pop yllit botërorë, Rihanës. Madje ai ka vënë në kokë dhe një kapele ku shkruan ‘’I wanna f**k Rihanna’’.

Premierë: Genta thotë “Anuloje” me video

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART












Premierë: Genta thotë “Anuloje” me video

Pop ylli shqiptar, Genta Ismajli, ka publikuar videoklipin e ri të këngës që e lansoi pak kohë më parë, “Anuloje”.

Kënga e cila u prit shumë mirë nga publiku pak kohë më parë, tashmë është edhe në videoklip.
Kënga është punuar në muzikë të Virusit dhe Arsim Bunjakun, kurse edhe tekstin e ka punuar ky i fundit.
Gentën e sheh ky videoklip shumë seksi, me momente shumë ‘hot’ në shtrat dhe në dush.

‘Ezeli’ dhe ‘Savashi’ rrezikojnë burgun

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART














‘Ezeli’ dhe ‘Savashi’ rrezikojnë burgun

Një gjykatë penale në Stamboll ka konfirmuar padinë për veprën penale “tregti dhe konsumim të narkotikëve” për 53 persona, mes të cilëve gjenden edhe Kenan Imirzalioglu dhe Murat Yildirim (i njohur për rolin e Savash në serialin “Ask ve Ceza”).

Dënimi për veprat e këtilla penale në Turqi mund të shkojë nga dy deri në 38 vjet burg, varësisht nga vepra.
Imirzalioglu akuzohet se e ka siguruar vendin për dërgimin dhe konsumimin e drogës, pasi që ka marrë drogë së bashku me aktorët tjerë të njohur, si Riza Kocaoglu (me të cilin kanë luajtur së bashku te “Ezel” edhe te “Karaday”), Engin Altan Duzyatann dhe Murat Yildirim.
Në akuzë thuhet se aktori i famshëm turk gjatë bisedave të përgjuara telefonike, drogën e ka quajtur si ‘CD’, ‘qumësht’ dhe ‘margarita’.
Në deklaratën e tij mbrojtëse, Imirzalioglu ka thënë se drogën e ka përdorur vetëm një herë para dy vitesh, ndërsa edhe dy muaj më parë kishte konsumuar marihuanë me miqtë e tij në një ishull, dhe se përveç në këto dy raste, nuk ka konsumuar drogë hera tjera.
Për 32 të akuzuar (në mes të cilëve gjenden edhe Imirzalioglu dhe Yildirim), prokuroria ka kërkuar dënim me burg nga gjashtë deri në 17 vjet, me akuzën për “tregti me drogë” dhe “konsumim ose posedim të narkotikëve”.
Procesi gjyqësor do të fillojë nga 21 maji në Gjykatën e Apelit në Stamboll. 

Policja rregullon komunikacionin duke vallëzuar (Video)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART












Policja rregullon komunikacionin duke vallëzuar (Video)

Një police në New York tërheq vëmendjen e njerëzve me aftësitë e saj për të rregulluar komunikacionin e dendur duke vallëzuar.

Mentoria Hutchinson ka përvojë 35 vjeçare në punën e saj, mirëpo edhe pse puna që bën është stresuese, ajo arrin që ta bëjë në një mënyrë argëtuese.
Në fillim të karrierës së saj, 62-vjeçarja kishte përjetuar dy aksidente trafiku dhe ka pësuar lëndime serioze.
Prandaj, kur ka filluar ta rregullojë komunikacionin, kishte filluar të vallëzojë për të shmangur frikën nga funksioni që bënte.
“Njerëzit më duan. Thonë se i bëj të gëzuar. Sepse dikush që vallëzon nuk mund të jetë i hidhëruar”, ka thënë Mentoria.

Në Arabinë Saudite do të ndërtojnë një stacion metroje prej ari

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART














arabi
Stacioni i ri do të vendoset nën rrokaqiejt e rajonit financiar që mban emrin e Mbretit Abdullah dhe do të shndërrohet në nyjen më të madhe të transportit në qytet. Stacioni me sipërfaqe prej më shumë se 20 mijë metra katrorë do të zbukurohet me mermer dhe do të lahet me ar. Ashtu si dhe stacionet e tjera të metrosë në Er Riyadh, ai do të pajiset me sistem ajri të kondicionuar. Planifikohet që stacioni të hapet në fund të vitit 2013 në përbërje të linjës së parë të metrosë së qytetit Er Riyadh.

Rritja e organit mashkullor ne menyre Natyrore…

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART












pnn
Nëse jeni të pakënaqur me madhësinë e mjetit tuaj, nuk eshte patjeter te mendoni ndonjëherë për kirurgji. Në fakt ka disa metoda që, sipas besimeve të arabëve, mund të rrisë organin tuaj se k sual të një mënyrë krejtësisht të natyrshme. Jan disa ushtrime te cilat duhet bere cdo dit, pikërisht si e bëjnë arabët.

Itali, 45 vjecari vret dhe sharron të ëmën

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART











Donna fatta a pezzi dal figlio, alcuni resti sulla griglia
Ngjarje e denjë për filmat horror në Itali. Një burrë 45-vjeçar ka vrarë të ëmën e moshuar dhe më pas me një sharrë i ka prerë disa pjesë të trupit dhe i ka futur në frigorifer. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave disa pjesë të tjera të trupit të të moshuarës. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave disa pjesë të tjera të trupit të të moshuarës janë gjetur nga policia në një zgarë, ku dyshohet se autori i aktit makabër do t’i piqte. Të parët që hynë në shtëpi dhe që bënë zbulimin ishin agjentët e hetuesisë së Salernos, në Rajonin e Kalabrisë, të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes pas një telefonate anonime që sinjalizonte rrjedhjen e gazit nga apartamenti i familjes. Gruaja ishte 70 vjeç, ndërsa i biri, me sa është mësuar deri tani, vuan nga probleme mendore dhe i është nënshtruar një seri terapish. Ai u gjet nga agjentët e policisë në shtratin e tij, tërësisht nudo dhe gjatë arrestimit nuk hapi gojë. Mediat italiane shtojnë më tej se disa pjesë të trupit të 70-vjeçares u gjetën në dyshemenë e banjës së shtëpisë, ndërsa në sobën elektrike të kuzhinës ishin vendosur zorrët dhe pjesë të tjera të brendshme. Prokuroria lokale ka hapur një hetim mbi ngjarjen, ndërsa mjeku ligjor do të zhvillojë një ekzaminim të jashtëm të kufomës.

Tuesday, January 28, 2014

Momenti kur rrufeja lë të vdekur në vend 36-vjeçaren braziliane

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART














Një grua braziliane ka vdekur në vend para syve të familjes së saj pasi është goditur nga një rrufe në plazh. 
36-vjeçarja Rosangiela Biavati, nënë e një fëmije, ka humbur jetën në Guaruja të Sao Paulos. Fotoja e parë tregon viktimën që po i drejtohet ujit me duart drejt djalit 11-vjeçar, duke i thënë atij që të dalë nga uji pasi po afron stuhia.
Fotoja tjetër tregon rrufenë që ka goditur edhe pse pamja pengohet nga një makinë Mitsubishi e parkuar në breg.
Gjithsesi, rezultati tragjik është i qartë në dy fotot e tjera që tregojnë disa burra duke u munduar t’i shpëtojnë jetën fatkeqes dhe duke tërhequr trupin e pajetë.
“Moti po përkeqësohej dhe ne vendosëm të largoheshim. Unë po vendosja çantat në makinë dhe fëmijët ishin në det. Gruaja shkoi t’i thërriste dhe kur ktheva kokën, e pashë të shtrirë në tokë. U shokova”, tha bashkëshorti i saj.

Dashuria e vërtetë ekziston?! (Video)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART















Dashuria e vërtetë ekziston?! (Video)

Një grua amerikane e ka lënë jetën e saj me argëtimin dhe stilin e jetës së Kalifornisë për t’u bërë një grua tradicionale në një fshat të Indisë. Adriana Peral e braktisi jetën e saj për të shkuar në një kontinent tjetër, për t’u martuar me një djalë të ri, pasi që kishte rënë në dashuri më të në Facebook.

Brenda disa muajve, 41-vjeçarja ishte martuar me Mukesh Kumar, 25 vjeç, dhe kishte filluar rolin e saj të ri të shtëpiakes, duke fshirë, duke gatuar në kuzhinë, duke pastruar dhe duke jetuar në baltën e fermës së familjes së saj të re në fshatin Haryana të Indisë, transmeton Shekulli.
Është një stil krejtësisht tjetër, nga ai që Adriana e kishte jetuar në Kaliforni, duke shkuar nëpër klube nate, në palestër dhe për të dalë në shoping me vajzën e saj Lucy. Por, pavarësisht ndryshimit radikal të jetës së saj, ajo insiston se është më e lumtur së kurrë.
“Më pëlqen jeta këtu me Mukesh, nuk do ta ndryshoja atë me asgjë në botë”, deklaron ish-recepsionistja e një qendre të akupunkturës.
Znj. Kumar pranon se ka pasur shumë lidhje në të kaluarën në SHBA, por ajo asnjëherë nuk e kishte gjetur dashurinë e vërtetë. Ajo kishte filluar që të bisedonte me Mukeshin në rrjetin social, kur ai ishte 17 vjeç. Një ditë ai i kishte kërkuar asaj që të shkonte në Indi.
“Mukesh ma deklaroi dashurinë me telefon. Nuk dija si të reagoja, por e di që në fillim qesha. Por, pasi biseduam më shumë, e kuptova që ai ishte serioz. Dhe mendova se, nëse ai dëshiron ta fitojë zemrën time, unë do të martohem më të. Ne folëm kështu për rreth tri javë dhe gjatë kësaj kohe vendosa të shkoja në Indi dhe të jem më të”, ka treguar ajo.
Adriana, e cila ishte emigrante e Meksikës në SHBA, tregon: “Kur udhëtova vendosa t’u tregoj të gjithëve dhe u thashë se kam vendosur që të zhvendosem në Indi, ata u shokuan. Vajza ime qante. Ajo ishte e shqetësuar se mos më ndodhte diçka keqe. Ajo tha se India është një vend i pasigurt për gratë. U desh kohë që ta siguroj se gjithçka do të shkonte në rregull. Disa shokë mendonin se Mukesh ishte një njeri që nuk ekziston, një keqpërdorues i online që realisht nuk ekziston. Nuk mund ta përshkruaj dot momentin kur më në fund e pashë atë kur arrita në aeroportin ‘Indira Gandhi’, më në fund kisha besim”.
Ajo e pranon se nuk ishte e përgatitur për kulturën dhe përvojën që do ta përjetonte më vonë. Shtëpia e saj e re ishte një shtëpi fshati, pa shumë kushte. Nuk kishte makina, por kishte qerre me rrota që tërhiqej nga një ka. Adriana thotë se, e ka pasur të vështirë të përshtatet me jetesën, pasi nuk kishte privatësi, sepse gjithë kohën jetonte me lopët. Ajo tregon se larja nuk bëhej me dush, por me kova dhe tualeti ishte në mes të oborrit. Por, ajo thotë se i pranon të gjitha dhe ndjehet mjaft e lumtur sepse ka gjetur dashurinë e vërtetë.