JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART
Një parashutist ka humbur vetëdijen menjëherë pasi ishte lëshuar nga aeroplani në 12,500 metra lartësi.
Një parashutist ka humbur vetëdijen menjëherë pasi ishte lëshuar nga aeroplani në 12,500 metra lartësi.
Parashutisti me përvojë, James Lee, 25, ishte goditur prapa kokës nga një parashutist tjetër dhe i kishe rënë të fiktë, pak sekonda pasi kishte kërcyer në Wiltshire të Britanisë së Madhe.
Ai i shpëtoi vdekjes së sigurtë nga dy parashutistë tjerë, të cilët e kishin parë se çfarë ndodhi me të. Ata në “qiell” e kanë kapur Leen pa ndenja dhe nuk e kanë lëshuar derisa kanë aterruar në tokë.
Në këtë video, që është incizuar nga kamera që kishte vendosur ai në kokë, shfaqë të tjerët parashutistë duke bërë shenja për ta parë nëse ai ishte OK para se ta kuptonin se ai nuk është në rregull dhe menjëherë vepruan për të shpëtuar jetën e tij, transmeton Koha.net.
Lees iu kthye vetëdija pasi me siguri të plotë u lëshua në tokë, por posa i doli “gjumi” atij nuk i kujtohej asgjë se çfarë kishte ndodhur.
Ai tha: “Me këtë punë merrem për pesë vjet dhe kjo është hera e parë që kërcej nga lartësia 1 mijë metra. Me mua ishin 12 njerëz tjerë, të cilët kërcyen pak sekonda pasi u hodhëm ne”.
“Njëri nga parashutistët që kërceu nga dera erdhi me jostabilitet dhe rrotullohej”. Ato që kishte parë në videon që ishte incizuar nuk i kujtoheshin por i komentoi dhe tha se të tjerët filluan të bëjnë shenja bazike me duar, të cilat ua mësojnë studentëve për të parë nëse trupi është në rregull, por ata e panë që unë nuk u përgjigjesha thirrjeve të tyre”.
“Ata më mbajtën dhe derisa ndalën përmbysjen e trupit tim, ne u afruam në lartësinë ku duhej të ndaheshim si grup për të lëshuar parashtutët”.
“Jam shumë i lumtur që gjithçka shkoi mirë. Kjo nuk është diçka me të cilën jemi mësuar dhe ishte shumë e pazakonshme. Mendoj se nëna dhe e dashura ime janë më të qetësuara se unë”.