Një mysafir i paftuar e ka ndërprerë ndeshjen kampionale belge ndërmjet Lovanios dhe Genkut (1-4).
Sistemi nëntokësor i ujit ka bërë që takimi për disa çaste të ndërpritej, pasi që ujitësit automatikë të ujit dolën vetvetiu dhe filluan ta kryenin punën e tyre – ujitjen e fushës, në moment jo të duhur, pa marrë komanda nga mbikëqyrësit e fushës.
As kjo ndërprerje e ndeshjes në minutën e 75-të nuk e ndihmoi skuadrën vendëse, e cila pësoi humbje në shtëpi nga gjiganti belg, Genk.
“Është i programuar sistemi që të ujitet fusha në mëngjes dhe në mbrëmje, çdo ditë. Ne thjesht kemi harruar që në atë kohë do të zhvillohet ndeshja”, deklaroi përgjegjësi i stadiumit Den Dreef në Heverlee, Albert Vanvlasselaer.
No comments:
Post a Comment