ads

Wednesday, January 22, 2014

Amerikania që ka lindur 12 djem, ëndërron për një vajzë (Video)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART












Amerikania që ka lindur 12 djem, ëndërron për një vajzë (Video)
Ndonëse e dëshironin shumë lindjen e një vajze, Kateri dhe Jey Schwandt para disa ditësh fituan djalin e tyre të 12-të. “Realisht e kemi ditur që do të jetë djalë”, thotë pak i zhgënjyer ky qift bashkëshortor amerikan nga shteti federal Michigan.
“Pas djalit të shtatë, u shndërrua disi në rutinë”, tha ata për televizionin ABC.
Djali i tyre Tucker Ray lindi më 4 gushtg dhe kësisoj iu bashkua 11 vëllezërve të tjerë, të moshës 21, 17, 16, 14, 11, 10, tetë, gjashtë, pesë, tre dhe një vjeç e gjysmë.
Djemtë e familjes Schwandt, të cilët praktikisht do të mund të formonin një klub futbolli, nuk janë aq të pikëlluar që s’kanë motër.
“Për ne kjo është normale. Është e mrekullueshme të jetosh me 11 shokët më të mirë, tha njëri nga 11 vëllezërit e Tuckerit të porsalindur.
Babai i tyre, i cili fëmijën e parë e fitoi derisa ende ishte në studime universitare, thotë se më së shumti e frikëson momenti kur të gjithë ata do të kenë patentë shoferi, duke shtuar se që tani hyrja para shtëpisë së tij i ngjan një tregu të automobilave të vjetër.
Ndonëse i kanë tashmë 12 fëmijë, ky çift bashkëshortor nuk e hedhë poshtë mundësinë të kenë ende fëmijë.
“Le a bëjë natyra punën e saj. Nëse do të ketë sërish, jam i sigurt që prapë do të jetë djalë”, tha Jey, duke shtuar se mbase kështu do të ishte më së miri, sepse për një vajzë do të ishte e vështirë të gjendet në mesin e kaq shumë meshkujve.

No comments:

Post a Comment