Emri i saj është Junma dhe është një vogëlushe e mbijetuar, pas sulmit me armë kimike në Siri.
Vajza humbi të dy prindërit në bombardimet kimike pranë Damaskut dhe një video tregon momentet e rënda, kur ajo zgjohet dhe kupton se është gjallë.
“Unë jam i gjallë, jam gjallë”, bërtet vajza në një gjendje të rënduar piskologjike, ndërsa një infermiere përpiqet ta ngushëllojë e qetësojë, diçka që duket e pamundur.
1 300 njerëz, në mesin e të cilëve shumë janë fëmijë, vdiqën dje si pasojë e sulmeve kimike në Damask. Vogëlushja fatmirësisht nuk ishte në mesin e tyre, por… ishin të dy prindërit e saj.
No comments:
Post a Comment