Zbulimi i brazilianit, Alfredo Moser, fjalëpërfjalshëm po i ndriçon shtëpitë e miliona njerëzve.
Meqë në vitin 2002 qyteti i tij, Uberaba, përballej me reduktime të shpeshta të energjisë elektrike, këtij mekaniku brazilian i erdhi ideja se si të ndriçojë shtëpinë e tij; duke shfrytëzuar një shishe plastike, të mbushur me ujë dhe zbardhues.
Në dy vitet e fundit zbulimi i tij u përhapë nëpër botë, kështu që vlerësohet se, deri në vitin e ardhshëm, poqat e tillë me ujë do të përdoren nga dy milionë njerëz.
Por si funksionojnë ata?
Thjesht, përmes reflektimit të dritës, sqaron Moser, derisa mbushë me ujë një shishe të zbrazët dylitërshe të plastikës.
“E tëra që nevojitet është që ujit t’i shtohen edhe dy lugë zbardhues, ashtu që uji të mos marrë ngjyrë të gjelbër (për shkak të algave). Sa më i pastër të jetë uji aq më mirë”, sqaron ai.
“Shishen duhet ta përforconi për pullazi me shkumë poliesteri ose me silikon. Edhe nëse bie shi pullazi nuk do ta lëshojë asnjë pikë”, pohon ai tutje.
Sipas Moser, një ekspert e kishte matur fuqinë e dritës së emetuar.
“Varet sesa është dielli i fortë, por fuqia nuk është më pak se 40 deri në 60 vat”, deklaron ai për BBC.
Nga ana tjetër, duke iu përmbajtur metodës së Moser, organizata joqeveritare My Shelter, në vitin 2011 ka filluar të prodhojë poqa të tillë, e cila po trajnon njerëz sesi duhet prodhuar dhe instaluar shihet drita. Në Filipine, ku gati një e katërta e popullatës jeton nën vijën e varfërisë së skajshme, energjia elektrike është shumë e shtrenjtë, kështu që realizimi i idesë së Moser ka ndikuar që të ndriçohen rreth 140,000 shtëpi. Gjithashtu, ideja e tij po aplikohet edhe në afro 15 sdhtet të tjera, duke fil,lyruar që nga India e Bangladeshi e deri në Tanzani, Argjentinë e Fiji.
Drejtori i organizatës My Shelter, Ilak Angelo Diaz, madje thekson se, poqat e Moser mund të hasen edhe në komunitetet e ndryshme që jetojnë nëpër ishuj të largët e të vetmuar.
No comments:
Post a Comment