ads

Wednesday, January 15, 2014

Alarmi i mjekëve për sëmundjet e zemrës (video)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART










Alarmi i mjekëve për sëmundjet e zemrës (video)
Dikur, sëmundjet kardiovaskulare preknin pacientë të moshës mbi 40 vjeç, ndërsa tashmë prej tyre vuajnë shpesh edhe 25-vjeçarët në vend. 
Alarmi u dha nga mjekë dhe specialistë të fushës gjatë Ditës Botërore të Zemrës. Ndër faktorët kryesorë renditen rritja e nivelit të stresit, kequshqyerja, mungesa e aktivitetit fizik, por mbi të gjitha përdorimi i dietave drastike që dëmtojnë së tepërmi zemrën.
Sipas mjekëve, popullata i neglizhon këto semundje, numri i të cilave po rritet ndjeshëm dita-ditës. Specialistët thonë se faktorë të tjerë që ndikojnë në sëmundjet e zemrës janë hipertensioni, diabeti, yndyrnat e tepërta në gjak si dhe duhani. Mungesa e aktivitetit fizik cilësohet si një tjetër shkak i fortë që ndikon tek kjo sëmundje.
Por, tendenca gjithnjë e në rritje e dietave të forta është kthyer në problematikën kryesore. Mjekët këmbëngulin tek fakti se “lufta” më e madhe duhet bërë për parandalimin e mbipeshës, ndërsa përpjekjet për rënien janë të vështira dhe ndonjëherë të rrezikshme.
Sipas statistikave zyrtare, sëmundjet kardiovaskulare shënojnë vdekje të parakohshme. Në botë, ky grup sëmundjesh shkakton çdo vit 17.3 milionë vdekje dhe shifrat janë gjithnjë e në rritje. Deri në vitin 2030, pritet që çdo vit, 23 milionë njerëz në Botë të vdesin nga sëmundjet e zemrës.

No comments:

Post a Comment