ads

Sunday, January 19, 2014

Deputeti qëllon me kallash në mes të parlamentit (video)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART











Deputeti qëllon me kallash në mes të parlamentit (video)
Ndasitë e mëdha me një koleg lidhur me buxhetin kanë bërë që një deputet jordanez, pas debatit të ashpër me fjalë dhe përleshjes fizike më të, të nxitojë për tek makina e parkuar në oborrin e godinës për të marrë një kallashnikov.
Deputeti Talal al-Sharif qëlloi tre plumba që në shënjestër kishin kolegun e tij Qusay Dmisa. Fatmirësisht plumbat nuk kanë kapur as shënjestrën dhe as ndonjë person tjetër, ndërsa forcat e sigurisë ndërhynë menjëherë duke neutralizuar rrezikun.
Incidenti ka ndodhur gjatë transmetimit direkt nga ana e televizioneve të mbledhjes parlamentare e cila kishte një rëndësi të vecantë për shkak të diskutimit të buxhetit. E ndërsa një deputet po mbante fjalën në podium, në transmetim dëgjohet zhurma e kallashnikovit.
Fatmirësisht nga sulmi nuk u regjistruan viktima, ndërsa kreu i Kuvendit e quajti ngjarjen “ofenduese për të gjithë qytetarët dhe një turp për kombin në sytë e të huajve”,transmeton tch.
Ndërkohë, hetuesit një Aman njoftuan arrestimin e Sharif dhe vendosjen e tij nën arrest me burg për 14 ditë. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje dhe rezistencë ndaj forcave të rendit.

No comments:

Post a Comment