ads

Saturday, January 18, 2014

Ja me kë luan Kosova miqesoren e parë?

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART


















Vendimi i FIFA-s, për të lejuar Kosovën, që të zhvillojë ndeshje miqësore ndonëse me disa kushtëzime, ka vënë në lëvizje Federatën e Futbollit Kosovar për të gjetur kundërshtarin e parë për datën e lirë të muajit mars. Ndër alternativat e shumta ishin Shetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia, por burime pranë institucionit të futbollit në Kosovë njoftuan se për arsye të ndryshme është e pamundur që këto përfaqësuese të pranojnë ftesën.
Gjithsesi pengesat që vijnë nga kushtëzimet e FIFA-s nuk e kanë demoralizuar FFK-në, që pret përgjigje pozitive nga dy përfaqësuese afrikane, Senegali dhe Gana, kjo e fundit një nga kundërshtaret e Kosovës U-21 në turneun miqësor që u zhvllua më qershor të 2013 në Zvicër. Ndërsa miqësorja ndërmjet Old Boys dhe Drenicës, e parashikuar për tu zhvilluar më 1 mars në Zvicër, ka rënë poshtë. Kjo pasi skuadra kosovare e sheh të pamundur për për t’i përmbushur disa kushte që ka vendosur klubi zviceran, konform vendimit të FIFA-s rreth miqësoreve për Kosovën.

No comments:

Post a Comment