ads

Sunday, January 19, 2014

Ja qfarë tha Mourinho për Adnan Januzajn

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART














Adnan Januzaj është talent aq i madh sa që me siguri se bëhet fjalë për ndonjë gabim në certifikatën e tij të lindjes. Për këtë garanton Jose Mourinho. Menaxheri i Chelseas ka lavdëruar yllin kosovar të Manchester Unitedit para ballafaqimit të skuadrave në Stamford Bridge të dielën. “Ai nuk është 18- është 25-vjeç. Ai duket aq i pjekur, shumë rehat në fushë, futbollist fantastik. Ai ka kushte të mrekullueshme të kalojë një karrierë të gjatë në United”, deklaroi Mourinho. “Nuk e njoh personalisht djaloshin, por ai duket se i ka të gjitha”, shtoi Special One. Januzaj është një prej futbollistëve më të dalluar të Unitedit deri më tani gjatë këtij sezoni, i pari për të me ekipin senior. Ai iu bashkua gjigantit nga Old Trafford si 16-vjeç më 2011 por shumë shpejt ka arritur të bëhet futbollist kyç te kampioni i Premierligës. 

No comments:

Post a Comment