ads

Saturday, January 18, 2014

Kelmendi: Njeriu i Vetëvendosjes më kërcënoi me jetë, mi kërkoi 250 mijë euro

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART/












Inspektorët e Shpend Ahmetit kanë nisur sot përmes një aksioni spektakular prishjen e një ndërtesë të Ramiz Kelmendit. Këtë e bënë në emër të ligjit. Por, deputeti i AAK’së, në një bisedë për Express, tregon arsyet që e shtynë kreun e Komunës së Prishtinës që ta marrë këtë aksion; thotë se një anëtar i partisë që udhëheq kryeqytetin e kërcënoi me jetë duke i kërkuar haraç 250 mijë euro. Qeveria lokale e parisë Vetëvendosje në Prishtinë, që tash, ia ka nisur sulmet ndaj kundërshtarëve politik. Ata sot kanë pasur një aksion spektakular, me shumë kamera, për rrëzimin e një tejkalimi në ndërtim që ka bërë kompania ELKOS e deputetit të AAK’së, Ramiz Kelmendi. Inspektorët e Komunës së Prishtinës, të drejtuar nga Xhalal Sfeçla, kanë pretenduar në aksion po zbatonin ligj, por Deputeti Ramiz Kelmendi thotë se ky ishte një aksion i Vetëvendosjes për ta përkrahur një anëtar të saj, Avni Kraniqin, i cili po e shantazhin atë dhe po i kërkopn haraç. “Avni Kransiqi, njeri i Vetëvendosje, që nga fillimi i viti 2013 më ka kërcënuar me jetë dhe po mi lyp 250 mijë euro. Atij ia kam blerë një pjesë të tokës ku është e ndërtuar ndërtesa, tejkalimin së cilës sot e ka rrënuar inspektorati i Prishtinës. Atij ia kam dhënë paratë sipas kontratës, por aty njeri i Vetëvendosjes po pretendon që ka humbur shumë dhe mi ka kërkuar me kërcënim për jetë edhe 250 mijë euro”, thotë Ramiz Kelmendi për Express. Ai e pranon që objekti që po e ndërton ELKOS ka tejkalim të lejes, por thotë që tejkalimi është veç 1.9% dhe të njëjtin kanë bërë ankesë që të legalizohet. “Kemi bërë ankesë dhe ka ende 15 ditë kohë që organet komunale të na përgjigjen në këtë ankesë tonën, të cilën e kanë pranuar”, thotë Kelmendi dhe pretendon që Inspektorët e Shpend Ahmetit e shkelen ligjin kur nuk e pritën afatin e ankesës. Ai shpjegon edhe pse dyshon që Vetëvendosje po e keqpërdor pushtetin e fituar në Prishtinë për t’i favorizuar njerëzit e saj. “Avni Krasniqi i Vetëvendosjes që po më lyp 250 mijë euro dhe më ka kërcënuar me jetë, për çka po heton edhe Prokuroria e Shtetit, e ka bllokuar hyrjen e objektit të ELKOS me disa llastra e kamionë të vjetër. Inspektorët e Prishtinës nuk i ranë kësaj rruge që e ka bllokuar Krasniqi, por krejt një rruge tjetër. Ata në fakt po më dëmtojnë mua për ta ndihmuar anëtarin e tyre, Avni Krasniqi”, thotë Ramiz Kelmendi. Ai madje thotë se kjo është shenjë e keqe për Vetëvendosjen. “Kaq pak pushtet murrën dhe filluan ta keqpërdorin për të më dëmtuar. Ata dihet se çfarë qëndrimi kanë kundër meje, por komuna duhet të diskutoj me biznes e jo të e luaj rolin e diktaturës”, ka thënë Kemendi për Express. Ndërkaq zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri mohon çdo ndikim në rastin e rrënimit të tejkalimit të lejes nga ana e ELKOS. “Inspektorati nuk njeh emra. Nuk njeh as Ramiz e as Avni, por vetëm lëndë. Detajet e tjera të aksionit veç kemi dërguar në komunikatë”, ka thënë Tahiri për Express. Ai ka mohuar edhe akuzat e Ramiz Kelmendit se është shkelur afati i ankesë së ELKOS. 

No comments:

Post a Comment