ads

Sunday, January 19, 2014

Po shteret uji

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART
















Mungesa e reshjeve e ka reduktuar sasinë e ujit në liqenet akumuluese të Batllavës, Badovcit, Gjilanit dhe Radoniqit në nivelin më të ulët që mbahet mend. Derisa ofrohen disa zgjidhje afatgjata, në afat të shkurtër, nëse nuk do të ketë reshje të mëdha, Kosova do të përballet me shterje të këtyre liqeneve, që do të sillte një krizë për ujë, së cilës i frikësohen të gjithë. Menaxhimi dhe furnizimi me ujë të pijshëm në Kosovë realizohet përmes gjashtë kompanive të ujësjellësve rajonalë. Aksionar i këtyre kompanive është Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE), bën përzgjedhjen e bordeve të drejtorëve të cilët kanë përgjegjësi për t’i drejtuar këto kompani rajonale./ 

No comments:

Post a Comment