ads

Thursday, January 16, 2014

“Shqiptarë në Siri, rrezik për sigurinë kombëtare”

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART












“Shqiptarë në Siri, rrezik për sigurinë kombëtare”

Edhe pse numri i shqiptarëve të rekrutuar në radhët e militantëve islamikë në Siri nuk është i madh, sërish mund të përbëjë rrezik për sigurinë kombëtare të Shqipërisë, shkruan BalkanInsight, duke iu referuar deklaratave të një prej ekspertëve të sigurisë në Shqipëri.

Sipas këtij portali, që ka vëzhguar faqet e Facebookut, dëshmohet se islamikët janë duke përdorur internetin për të rekrutuar luftëtarë për organizatën ISIS, e cila ka lidhje me al-Qaeda-n. Kjo faqe, e quajtur Krenaria Islame, e cila ka më shumë se 2500 ndjekës, ka postuar fotografi dhe propagandë në emër të emër të shqiptarëve , të cilët raportohen se luftojnë në Siri, nëpërmjet organizatës ISIS.
“Nëse të gjithë ndjekësit e kësaj faqeje do të identifikoheshin si terroristë, me një numër të tillë do të përbënin një ushtri të vogël, e për pasojë do të nxisnin një problem të madh”, deklaroi për BalkanInsight, eksperti i sigurisë Arjan Dyrmishi.
Sipas tij, një numër kaq i madh mbështetësish do të përbënin një shqetësim edhe nëse këta njerëz do të identifikoheshin si mbështetës të islamit politik.
Në faqen e rrjetit social Facebook, Krenaria islame shfaqen video të xhihadit të përkthyera në shqip, përgëzime për shqiptarët të cilët kanë luftuar dhe vdekur në Siri dhe video ku sulmohet demokracia, si e papranueshme për islamin.
E njëjta faqe fton myslimanët shqiptarë që t’i bashkohen organizatës, ndërkohë që thuren lavde për ish-liderin e al Qaedas, Osama Bin Laden.
Sipas ekspertit të sigurisë, veteranët të cilët kthehen nga konflikti në Siri janë një kërcënim, sepse në çdo moment mund të kryejnë sulme si ato në Londër apo Paris.
Organizata ISIS, për një Irak dhe Sham Islam, u themelua në vitet e para të luftës në Irak, duke i premtuar aleancë al-Qaedas në vitin 2004 dhe duke u njohur ndryshe si al-Qaeda e Irakut.

No comments:

Post a Comment