Në dy aksidente të komunikacionit, që kanë ndodhur sonte në rrugën magjistrale Drenas-Skenderaj, në fshatin Terstenik dhe Gllobor, 12 persona janë lënduar.
Burimet brenda Policisë së Kosovës, kanë thënë se të lënduarit në dy aksidente, menjëherë janë dërguar në Emergjencë dhe sipas njoftimeve të para, gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.
“Të dy aksidentet kanë ndodhur rreth orës 19:00 dhe në të dy ishin të përfshira kombibusët të cilët bartnin udhëtarë”, ka thënë një pjesëtarë i PK-së, transmeton Publiku.net.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes është paraqitur Njësiti i Trafikut Rajonal, i cili është duke zhvilluar hetime lidhur me shkaqet e aksidenteve.
Kombibusët-taksi në Drenas kanë punë të ngjeshur për shkak se shoferët e autobusëve të transportit publik janë në grevë tash e disa ditë.
No comments:
Post a Comment