ads

Monday, January 20, 2014

Milionerja që pastron rrugët (Video)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART












Milionerja që pastron rrugët (Video)

Kinezja Yu Youzhen nuk heq dorë nga pastrimi i rrugëve edhe pse është e pasur.

54-vjeçarja ka një pasuri prej 1.2 milion eurosh, mirëpo kjo nuk e pengon që ta vazhdojë punën e saj, që është pastrimi i rrugëve.
Rroga mujore e një pastruesi rrugësh në Kinë është 169 euro, ndërsa në vend që ta shijojë jetën me pasurinë që ka dhe të japë dorëheqje nga puna, Youzhen vazhdon të punojë në mënyrë që të jetë shembull për fëmijët.
“Njeriu nuk punon vetëm për para. Punon që të qëndrojë i fokusuar. Përtesa shkakton shprehi të këqija. Unë dua të jem shembull për fëmijët e mi, nuk do të qëndroj në shtëpi dhe të shpenzoj pasurinë time”, ka deklaruar ajo.
Yu u bë e pasur pasi ia shiti shtetit tokën e saj, ndërsa paratë i investoi në patundshmëri dhe tash fiton mirë.
Gjatë jetës së saj, pos si pastruese, ajo ka punuar edhe si fermere, kuzhiniere dhe vozitëse kamioni.

No comments:

Post a Comment