ads

Monday, January 20, 2014

Ja pse Evropa është më e mirë se Amerika

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART














Ja pse Evropa është më e mirë se Amerika

Banorët e Evropës duan të theksojnë se janë më të sofistikuar, më të kulturuar e më të arsimuar se amerikanët. Megjithatë, kur ky përfundim jepet nga perspektiva e SHBA-ve, atëherë kjo del më interesante, sepse këtë e mendojnë edhe amerikanët.

Huffington Post ka bërë një listë të arsyeve se pse evropianët janë më të mirë se amerikanët. Telegrafi transmeton gjërat që ata i kanë theksuar në listën e tyre.
1. Sistemi Shëndetësor
Është mjaft e logjikshme që kjo të jetë pika e parë, pasi fjala është për një çështje të nxehtë në SHBA. Atje ka çdo herë e më shumë fëmijë në mbipeshë, ndërsa kjo shoqërohet me faktin se një numër i madh i popullsisë është me shëndet të keq. Mu për këtë, Kongresi amerikan synon që sistemin e vet ta ndryshojë dhe që si model të marrë shtetet evropiane, si Spanja, Zvicra dhe Suedia.
2. Djathërat
Në Evropë prodhohen djathërat si parmezani, gorgozela, feta... ndërsa, amerikanët kanë një masë të verdhë të pacaktuar që e paraqesin si brend të tyre.
3. Transporti publik
Të gjitha qytetet e mëdha në vendet e Evropës kanë metro të shpejtë që për disa minuta mund t’ju transportojnë në anën tjetër të qytetit, derisa SHBA-të kanë trafik të ngadaltë të qytetit ku ndonjëherë duhet pritur deri tri orë. Për shembull, nga Los Anxhelosi deri në San Francisko janë afro 620 kilometra, e për këtë rrugë ju duhen 12 orë transport.
4. Jetëgjatësia
Mosha mesatare e jetës në Zvicër dhe San Marinos është 83, derisa banorët e hemisferën perëndimore jetojnë mesatarisht 77 vjet.
5. Pushimet
Në krye të listës së destinacioneve të para për pushim zënë vend shtetet e Evropës. Këtu hyjnë Greqia, Spanja, Italia, Turqia... Evropianët kryesojnë edhe me ditët e pushimit. Kështu, derisa në Austri janë 35 ditë pushimi, në SHBA me ligj vlen pushimi vjetor dhe festat.
6. Futbolli
Shtetet evropiane kanë fituar 10 nga 19 Kampionatet botërore, të kryesuara nga Italia, Gjermania, Spanja. Në anën tjetër, amerikanët nuk u kualifikuan për Kupën Botërore për 40 vjet pas vitit 1950, ndërkohë që plasmanin më të mirë e kishin më 1930.
7. Masat
Evropianët përdorin sistemin metrik. Amerikanët përdorin të ashtuquajturat masa angleze apo sistemin standard. Kjo shumëkujt i paraqet problem për shndërrim në sistemin metrik, për çka bëhen edhe gabime.

No comments:

Post a Comment